Lajme Zone
Rreth 100 persona paraqiten për ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë-Arrëzit, dyshohet për helmim nga uji i pijshëm
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rreth 100 persona paraqiten për ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë-Arrëzit, dyshohet për helmim nga uji i pijshëm

Rreth 100 persona janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit me simptoma të ngjashme gastroenteriti, ndërsa banorët ngrenë dyshime për ujin e pijshëm.

Rreth 100 persona janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit me simptoma të ngjashme gastroenteriti, ndërsa banorët ngrenë dyshime për ujin e pijshëm. Mjeku Nikolin Bardhoku bën me dije se pacientët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, pacientët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe, pas trajtimit, janë rikthyer në banesat e tyre.

Ndërkohë, shqetësimi është ngritur nga banorët e zonës, të cilët dyshojnë se shkak mund të jetë uji i pijshëm.

Për situatën është njoftuar Drejtoria e Shëndetit Publik, si dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Autoritetet kanë marrë mostra të ujit të pijshëm, të cilat pritet t’i nënshtrohen analizave për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë problem me cilësinë e ujit.

Deri në daljen e rezultateve të analizave, shkaku i saktë i simptomave nuk është konfirmuar zyrtarisht. Top Channel