Arrestohet në Angli Korado Gështenja, i shumëkërkuari nga SPAK për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
Gështenja dyshohet se është i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës.
Sipas raportimeve, Gështënja fshihej prej kohësh në Angli duke përdorur një identitet të rremë për t’i shpëtuar gjurmimit dhe arrestimit nga policia.
Pas arrestimit kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të 2020 në Kamëz. Sipas policisë viktima Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe se ishte dërguar pa shenja jete në një resort në Shijak.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet një vit më vonë për ata që konsiderohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit të Jan Prengës, dhe i kërkoi gjykatës t’i marrë të pandehur. Ata akuzohen për rrëmbim dhe zhdukje të kufomës, vepra penale të kryera në kuadër të grupit kriminal./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

