Lajme Zone
Arrestohet në Londër 35-vjeçari i kërkuar nga SPAK për dosjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Londër 35-vjeçari i kërkuar nga SPAK për dosjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Ai kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A.

Prej disa ditësh është arrestuar në Londër Korado Gështënja, 35 vjeç, i kërkuar nga SPAK si i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi është kryer nga autoritetet britanike në bashkëpunim me Interpol Tirana, BKH dhe skuadrën kombëtare britanike të ekstradimeve në NCA, Gështënja përdorte në Britaninë e Madhe edhe mbiemrin Kështenja dhe identitetin e rremë James Martin. Ai kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A. LEXO edhe...Brenda perandorisë së mafias shqiptare në Ekuador! Si ia dolën Dritan Rexhepi, Dritan Gjika dhe Arbër Çekaj të ndërtonin rrjetin e trafikut të kokainës drejt Europës Ai po mbahet në paraburgim në Londër ndërsa seanca e radhës për ekstradimin drejjt Shqipërisë do të mbahet më 2 shtator Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vëzhgimin dhe rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar 2020. Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak ku mbajt peng dhe u torturua. Ndonëse trupi i tij nuk është gjetur ende, prokuroria ka provuar se rrëmbimi i Prengës ishte porositur si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi. Lajmi në përditësim U.D/ReportTv.al jan prenga korado geshtenja Londër angli ekstradim dritan rexhepi ndrek prenga Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3692 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?