Lajme Zone
Rregullorja/ GJKKO "hakmerret" ndaj avokatëve që bojkotojnë gjyqet, 10 prej tyre gjobë me nga 50 mijë lekë (të rinj)! Haxhia për Report Tv: E paligjshme!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja/ GJKKO "hakmerret" ndaj avokatëve që bojkotojnë gjyqet, 10 prej tyre gjobë me nga 50 mijë lekë (të rinj)! Haxhia për Report Tv: E paligjshme!

21 ditë pas futjes në fuqi të rregullores së re, GJKKO ka nisur të ndëshkojë me gjoba avokatët. Gjatë gjyqit për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, trupa gjykuese gjobiti me nga 50 mijë lekë (të rinj) mbi 10 avokatë të të pandehurve, të cilët në zbatim të bojkotit pa afat, qëndruan në pjesën e sallës së rezervuar për publikun.

TIRANË- Bojkotit të avokatëve në seancat gjyqësore pas rregullores së re që u ndalon përdorimin e celularëve, Gjykata e Posaçme iu është përgjigjur duke "u hakmarre" dhe duke i ndëshkuar me gjoba. GJKKO e ka bërë të qartë që nuk do të tërhiqet nga rregullorja e re censuruese dhe në një përgjigje të kthyer avokatëve vetëm 4 ditë më parë u kishte kërkuar që të zbatojnë rregulloren ose në të kundërt të ndjekin rrugët ligjore. Gjobat u vendosën gjatë procesit ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në një seancë ku SPAK pritej të lexonte pretencën. Në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat, avokatët e të pandehurve qëndruan në pjesën e sallës së rezervuar për publikun, në vend që të merrnin pjesë në proces si mbrojtës. Trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjobiti me nga 50 mijë lekë të rinj mbi 10 avokatë, si të zgjedhur nga të pandehurit, ashtu edhe të caktuar kryesisht. LEXO EDHE:Skemë e re për piramidën e pagave/ Zbardhet letra e Ramës, ftesë magjistratëve për t’u ulur në tryezë më 28 shtator: Mekanizëm i ri dhe rishikim periodik Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kundërshton gjobat duke theksuar se vendimet e Këshillit të Përgjithshëm janë të detyrueshme për avokatët dhe se moszbatimi i tyre mund të sjellë masa ndaj mbrojtësve. Sipas tij, gjobat janë të paligjshme dhe theksoi se GJKKO nuk mund të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrative. “Alternativa është që avokatët të mos respektojnë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të mos gjobiten nga gjykata, apo ta respektojnë atë dhe të marrin gjoba. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, sepse nuk është mirë për GJKKO-në të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrativ. Gjobat jepen kur je në seancë, jo kur nuk shkon”, thotë ai për Report Tv. Haxhia njoftoi se avokatët e gjobitur do t’i ankimojnë vendimet, ndërsa të mërkurën në orën 13:00, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet për të analizuar ecurinë e bojkotit pa afat dhe për të vendosur hapat e mëtejshëm. Më herët, avokatët kanë paralajmëruar mundësinë e përshkallëzimit të bojkotit edhe te seancat për masat e sigurisë, të cilat deri më tani janë zhvilluar normalisht. “Të mërkurën, në orën 13:00, do të jetë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të marrë në analizë ecurinë e vendimit për bojkotin pa afat të seancave në GJKKO. Aty do të vendoset se çfarë masash do të marrim dhe si do të ecim më tej. Avokatët e gjobitur, në respekt të ligjit, do të bëjnë ankimin e tyre”, thekson Haxhia. Në përgjigjen që u dërgoi avokatëve, GJKKO argumenton se ndalimi i telefonave celularë në sallën e gjyqit zbatohet për të gjitha palët dhe nuk pengon mbrojtjen, pasi avokatët mund të përdorin laptopët për të konsultuar dosjen elektronike, aktet dhe provat. Edhe gazetarët, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores që, përveç kamerave, u ndalon edhe hyrjen në seancë me celularë, nuk janë akredituar në GJKKO. Ata e konsiderojnë celularin një mjet të domosdoshëm për përcjelljen e informacionit në kohë reale te qytetarët. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:31 GJKKO gjobiti avokatët për bojkotin, Haxhia: Nuk mund të zbatohet një rregullore me forcën e dënimit administrativ, të mërkurën vendosim për hapat e tjerë (VIDEO) Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka komentuar për Report Tv vendimin e GJKKO-së për të gjobitur me nga 50 mijë lekë (të rinj) mbi 10 avokatë që në zbatim të bojkotit, nuk morën pjesë në gjyq, por qëndruam në vendet e rezervuara për publikun në sallë.Haxhia thotë se avokatët janë të detyruar me ligj të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë dhe paralajmëron se gjobat do të ankimohen. Ai njoftoi se të mërkurën, në orën 13:00, Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet për të analizuar ecurinë e bojkotit dhe për të vendosur hapat e mëtejshëm. Sipas tij, GJKKO nuk mund të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrative.“Avokatët kanë një ligj, të miratuar nga Kuvendi në bazë të Kushtetutës dhe konventave, për ushtrimin e profesionit të tyre. Në këtë ligj thuhet se organi më i lartë vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Vendimet e këtij këshilli janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga avokatët. Në rast të shkeljes së këtyre vendimeve, ndaj avokatëve aplikohen masa.Alternativa është që avokatët të mos respektojnë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të mos gjobiten nga gjykata, apo ta respektojnë atë dhe të marrin gjoba. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, sepse nuk është mirë për GJKKO-në të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrativ. Gjobat jepen kur je në seancë, jo kur nuk shkon.Të mërkurën, në orën 13:00, do të jetë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të marrë në analizë ecurinë e vendimit për bojkotin pa afat të seancave në GJKKO. Aty do të vendoset se çfarë masash do të marrim dhe si do të ecim më tej. Avokatët e gjobitur, në respekt të ligjit, do të bëjnë ankimin e tyre", thotë Maks Haxhia për Report Tv. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./a.m./Shqiptarja.com TAG: emiljano shullazi lulzim berisha klodian saliu Vajdin Lamaj dhoma e avokatise GJKKO rregullorja e GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento edi: 21/09/2026 13:45 po ore ne ate krah fli ti qe amund te denoje, nwse ke kundershtimi shko kundershtoje ne gjykate rregulloren o krytar i avokateve nuk shkohet me telefon ne gjykate apo gjykata dhe prokurori duke dhene pretended dhe vendinin dhe ti bla bla ne telefon. nese nuk je dakord ndiq rrugen ligjore kundershtojw me argumenta jo me bojkot sw nuk ta ka per borxh klienti jeni nwsuar te perkedhelur ju po si duket ka cecua bicak. Përgjigju Aleksi: 21/09/2026 12:20 Bravo gjykata mos bjer pre e kapriçove te dhomes se seksereve Përgjigju Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6490 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?