Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në 'lupën' edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias. Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po e ndjek dhe analizon nga afër situatën. Ajo shpjegoi se po vlerëson në veçanti nëse, dhe në çfarë mase, rregullorja e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin mund të ketë implikime për garancitë e gjykimit të drejtë, procedurat gjyqësore transparente dhe aksesin në media. OSBE-ja bëri të ditur po ashtu se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së e standardet ndërkombëtare. LEXO EDHE:Laboratori i kokainës në Frakull/ U dënua me 14 vite burg nga GJKKO, ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri ‘kimisti’ Saimir Rosales Rodriguez Dokumenti i hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, vendos kufizime dhe ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Publiciteti i seancave nga një rregull kthehet në përjashtim. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: rregullorja e GJKKO OSBE media GJKKO Erion Bani Komente Komento toma: 06/08/2026 17:17 Eh kur u be dhe Erioni , mik i ngushte i Argites dhe kamikaz i Saliut.
Po ai as kodin penal s'e kalonte me t eparen ne Juridik.
Po he, me miq e me politike iu fut dhe kesaj detyre, po do ia haje koka nese vazhdon te sillet si pronari i gjykatave dhe lepiresi i Spakut. Përgjigju Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1862 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

