Edi Rama Kryeministri do të zhvillojë takimin informal me kabinetin në Pogradec, ndërsa në fillim të shtatorit nuk përjashtohet mbledhja e Asamblesë së PS, ku mund të diskutohen edhe ndryshime në qeveri. Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal në Pogradec më 24 dhe 25 gusht, ku ministrat do të raportojnë mbi punën e dikastereve dhe prioritetet për muajt në vijim.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të traditës së mbledhjeve informale të qeverisë, të njohura si "retreat", përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar. Në fokus të raportimeve do të jenë ecuria e ministrive dhe objektivat për periudhën e ardhshme.
Paralelisht me këtë takim, në Partinë Socialiste nuk përjashtohet mundësia e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në fillim të shtatorit, përpara rikthimit të Kuvendit në punë më 7 shtator.
Nëse Asambleja mblidhet, ajo mund të shërbejë edhe si momenti kur kryesocialisti Edi Rama të shpallë ndryshime në kabinetin qeverisës. Prej javësh, në qarqet qeveritare flitet për një rifreskim të mundshëm të drejtimit në të paktën gjashtë ministri, megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar.
Fillimi i shtatorit pritet të jetë një periudhë me zhvillime të rëndësishme si për qeverinë, ashtu edhe për Partinë Socialiste. Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve të rrisin llogaridhënien, në përputhje me dokumentin "Besa", të cilin e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.
Në rast se do të mblidhet Asambleja e PS-së, në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe mocioni i propozuar nga deputetja Elisa Spiropali për hapjen e një dialogu kombëtar mbi një marrëveshje të re për Shqipërinë.edi rama ps qeveria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Vendimi për "Diellën" ende në pritje, PD: Kushtetuesja ka shkelur afatet ligjore 6 Gusht 2026, 14:5014:50Politike Presidenti Begaj në Panairin e Librit në Ulqin: Të mbështesim autorët, botuesit dhe përkthyesit shqiptarë 6 Gusht 2026, 13:5913:59Politike Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit 6 Gusht 2026, 13:4713:47Politike Avionët për shuarjen e zjarreve, PD: SPAK të hetojë tenderin 15 milionë euro 6 Gusht 2026, 12:3912:39Politike Si i degradoi Edi Rama bashkitë e Shqipërisë për të kontrolluar gjithçka! 6 Gusht 2026, 12:1012:10Politike Zhupa kundër projektit në Sarandë: Oborri i gjimnazit “Hasan Tahsini” po kthehet në parking, rrezikohet siguria e nxënësve 6 Gusht 2026, 11:2611:26Politike

