Lajme Zone
Rrëfehet prindi i një prej fëmijëve të helmuar në kopshtin e Korçës: Çfarë na thanë mjekët në spital
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Rrëfehet prindi i një prej fëmijëve të helmuar në kopshtin e Korçës: Çfarë na thanë mjekët në spital

Koço Xexo, babai i një prej 6 fëmijëve të helmuar në kopshtin nr. 17 në Korçë ka folur përpara kamera dhe ka rrëfyer, se si u përkeqësua gjendja e të birit pasi e morën nga kopshti si zakonisht.

Koço Xexo, babai i një prej 6 fëmijëve të helmuar në kopshtin nr. 17 në Korçë ka folur përpara kamera dhe ka rrëfyer, se si u përkeqësua gjendja e të birit pasi e morën nga kopshti si zakonisht. “Në momentin e parë kishte vetëm pak dhimbje të vogla barku. Menduan se ndoshta ishin shqetësime të zakonshme për fëmijët e kësaj moshe dhe nuk i kushtuan shumë rëndësi. Më pas fëmija fjeti dhe, kur u ngrit nga gjumi, filluan të vjellat, të cilat nisën të shtoheshin hap pas hapi. E pamë që situata po vështirësohej dhe shkuam në urgjencën e spitalit, ku mori trajtimin e nevojshëm”, tregon prindi. Ai thotë se në spital gjatë trajtimit mjekët hodhën dyshime se vogëlushi kishte pësuar helmim ushqimor. “Me sa më thanë në spital, bëhej fjalë për një helmim që mund të kishte ardhur nga ushqimet. Ndoshta mund të ketë ardhur edhe nga ndonjë produkt tjetër, nuk e di saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur. Por, sipas tyre, pjesa kryesore mund të lidhej me ushqimet, ndoshta me pilafin që kishte ngrënë ose me kosin. Nuk e di saktësisht se nga çfarë mund të ketë qenë”, shprehet ai. Helmimi i fëmijëve brenda mjediseve të kopshtit ka çuar në ndjekje penale për shpërdorim detyre, drejtoreshën e institucionit arsimor, por edhe mjeken e urgjencës, e cila nuk ka njoftuar uniformat blu për situatën pas konstatimit të helmimit.