Lajme Zone
Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në 'rrjetë' bosin e call centerave mashtrues
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në 'rrjetë' bosin e call centerave mashtrues

Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyra në fusha të ndryshme të ndjekjes penale, në dy prej prokurorive më të rëndësishme të vendit, në Lushnje dhe në Tiranë ku ka pasur dhe drejtimin e një seksioni

Me një përvojë mbi 15 vjeçare në sistemin e drejtësisë, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) dorëzoi në Këshillin e Lartë te Prokurorisë kandidaturën në garën për Prokuror të Përgjithshëm. Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyra në fusha të ndryshme të ndjekjes penale, në dy prej prokurorive më të rëndësishme të vendit, me ngarkesë të lartë, duke u përfshirë në hetimin e çështjeve komplekse dhe në drejtimin e strukturave të prokurorisë. Rovena Zoto e ka nisur karrierën në Prokurorinë e Lushnjës, e ndalur veçanërisht në hetimin e krimit ekonomiko-financiar, pastrimin e parave, hetimin pasuror dhe vepra që lidhen me financimin e terrorizmit. LEXO EDHE:Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për Prokuror të Përgjithshëm, dorëzon kandidaturën në KLP Prej vitit 2021, është prokurore në Tiranë, e angazhuar në hetimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, trafiqet, dhe krimet e rënda ndaj jetës. Prej marsit të këtij viti Rovena Zoto drejton edhe një seksion në Prokurorinë e Tiranës, atë për Drejtësi Penale për të Miturit. Së fundi, prokurorja 43-vjecare ishte në krye të një hetimi që në bashkëpunim me partnerët austriakë zbuloi dhe goditi një rrjet call centerash mashtrues në Tiranë, që mendohet tu kenë zhvatur qytetarëve evropianë deri në 50 milionë euro. Një hetim kompleks gati 2-vjecar që vuri para përgjegjësisë penale deri tek bosët që drejtonin skemën, siç ishte Granit Pepnika, i arrestuar në fillim të këtij muaji në një vilë luksoze në Dhërmi. Në hetimin që ajo drejtoi, Prokuroria e Tiranës në 2024-ën, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 50 milionë euro të Kristjan Boçit, Elmban Abules, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta, me dyshimin e një skeme të pastrimit të parave me blerje fiktive me vlera jo reale. Ajo përfi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010. Në vitin 2023 Zoto kaloi me sukses vetingun duke u konfirmuar në detyrë. Me një profil profesional të ndërtuar mbi përvojën në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Rovena Zoto është e dyta kandidaturë zyrtare për postin e prokurores së Përgjithshme. Të mërkurën paraqiti kandidaturën në KLP edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi i cili ka provuar dy herë për të qenë drejtuesi i Spak, në garën ku fitues dolën Altin Dumani e së fundi Klodian Braho. Olsjan Çela e mbyll mandatin e tij 7-vjeçar në Prokurorinë e Përgjithshme në dhjetor të vitit 2026, pa të drejtë riemërimi. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:55 Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për Prokuror të Përgjithshëm, dorëzon kandidaturën në KLP Prokurori Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentacionin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke shprehur zyrtarisht interesin për të kandiduar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.Pjetërnikaj bëhet emri i tretë që hyn në garë për drejtimin e organit qendror të akuzës, pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfn më 1 gusht.Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.Ai ka ndërtuar një karrierë në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.Pjetërnikaj është autor dhe bashkautor i disa veprave shkencore në fushën e së drejtës penale dhe është i specializuar në krimin kibernetik përmes programit të Cranfield University, në kuadër të bursës Chevening Ëestern Balkans Cyber Security Felloëship.Ai është gjithashtu anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP). K.M/Shqiptarja.com Share K.M/Shqiptarja.com TAG: prokuroria e pergjithshme Adnan Xholi Rovena Zoto Komento Komente TanZ: 30/07/2026 09:39 Lushnja eshte nga prokurorite me te rendesishme?!

Aman na iluminoni pak se cfare hetimit ka bere ne Lushnje?! Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 30/07/2026 10:12 Koll centerat i zbuluan te huajt dhe jo kjo bibe.Te pakten te jeni te sinqert me popullin .Perse nuk ngrihen keta prokurore dhe te vene drejtesi per Gerdecin , 21 Janarin , rrugen e kombit , shitjen e hidrocentraleve , shitjen e detit po e lene saliun dhe suite e tij te destabilizoj vendin ? Mereni me ndryshimin e Shqiperise dhe denoni personat qe kane ndertuar duke i akuzuar si hajdut .U shofte drejtesia drejtesi pa prejtesi , keta jane te dalin ne banken e te akuzuarve . Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9379 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?