Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Paqes/ Nufi: Dërgojmë 4 oficerë shtabi në Gaza, më pas vlerësojmë numrin e ushtarakëve! Miratohet vendimi për pagë shtesë për zjarrfikësit


Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza.

Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision. “Akti për miratimin e misionit tonë në Gaza. Shqipëria do ketë përfaqësi në Gaza. Do nisë me 4 oficerë shtabi, që ky do jetë angazhimi i republikës së Shqipërisë. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet se kush do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në gaza”, tha Nufi. U miratua gjithashtu edhe vendimi për pagesë shtesë për ushtarët që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani. LEXO EDHE:Përfjnë kurset elitare 'Komando' dhe 'Operator i Zbulimit', Nufi: Forcat Speciale, në vijën e transformimit të Forcave të Armatosura “Situata është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë. Kemi mbi 27 vatra zjarri që janë shuar, duke nisur nga fieri, Dirza, Kurbini, lezha etj me radhë. Janë mbi 1830 forca që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve. Kapacitetet kanë qenë operacionale”, tha Nufi. Lajmi në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:30 PD çoi në Kushtetuese marrëveshjen me SHBA, Nufi: E papranueshme, çështjet e sigurisë kombëtare nuk duhet të kenë kah politik Të papranueshme e ka quajtur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vendimin e PD për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake. Nufi tha se nuk duhet të ketë krah politik për çështje të sigurisë kombëtare.“Qëndrimet e PD janë të papranueshme në raport me këtë marrëveshje. Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik. Ky nuk është sinjal i mirë, të atakohet një marrëveshje që financon mbrojtjen është e papranueshme. Nuk duhet të këtë krah politik, mesazhi që çojmë është shumë i gabuar. Raporti jonë me SHBA, tregon se Shqipëria është aleat i besueshëm.Nuk është në shkelje të kushtetutës. Mënyra si është diskutuar, anëtarët e komisionit të ekonomisë dh sigurisë kanë pasur mundësi ta lexojnë në kuvend. I është dhënë koha e mjaftueshme pas miratimit të procedurës së përshpejtuar që të shqyrtohej, të lexohej dhe ajo marrëveshje që është lexuar atë ditë, do ishte e njëjta edhe po të kishte kaluar ai afati që pretendon PD. Marrëveshja monitorohet rreptësishtë nga SHBA”, tha Nufi. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Ermal Nufi Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9479 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?