Mungesa e tregut dhe çmimi jo i leverdishëm i rrushit në Kuman të Roskovecit ka bërë që numri i kultivuesve të vreshtave të përgjysmohet. “Sipërfaqet kanë ardhur duke rënë për shkak të emigrimit, kushteve të bujqësisë, se varet edhe nga mundësitë”, thotë një fermer. LEXO edhe...Trupi i pajetë në Seman ende pa identitet, pritet ADN-ja! Ekspertiza i kalon Institutit të Mjekësisë Ligjore (VIDEO) Shumë prej tyre i kanë kthyer tokat në ullishte. “Janë pakësuar se edhe njerëzit iu futën ullirit. Ka fermerë që i kanë prishur vreshtat dhe i mbollën ullinj. Të shohim nga ulliri mos na del ndonjë rezultat i mirë”, thotë një fermer tjetër. Kultivuesit e paktë që kanë mbetur kanë pohuar se tregun e kanë siguruar me shoqërinë e tyre. “Rrushi paraqitet në gjendje shumë të mirë, siç ka qenë vit për vit. Po edhe çmimi siç ka qenë me 60 lekë. Gjysmën e bëjmë, raki, gjysmën verë dhe pjesën tjetër e sheshim”, shprehet një tjetër fermer. Çmimi prej 60 lekë për kilogram nuk arrin të mbulojë kostot, ndërsa kërkojnë dhe një pikë grumbullimi në zonë. “Po të bësh krahasimet me pesticidet dhe spërkatjet që i bën, duhej të ishte më i shtrenjtë rrushi. Se janë rritu shumë, e pakta do 8 spërkatje në vit”, vijon një fermer. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Bujqësisë në Fier, në Njësinë Administrative Kuman ka 26.6 ha të kultivuara me vreshta, ndërsa prodhimi vjetor arrin në 372 tonë. Para viteve ’90, në këtë zonë sipërfaqet e mbjella me vreshta zinin një pjesë të konsiderueshme të territorit, ndërsa sot kjo traditë po shkon drejt shuarjes. SI.E./ReportTv.al fermerët Vreshtari Fier Roskovec Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3.5% Vota total: 1714 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

