Lajme Zone
Ron Yeffet, “ustai” i aferave strategjike: Si u fut Sinan Idrizi, “leva” e Ramës, në lojën e Air Albania
PolitikëPamfleti

Ron Yeffet, “ustai” i aferave strategjike: Si u fut Sinan Idrizi, “leva” e Ramës, në lojën e Air Albania

Këtë derë nuk ia hapi tregu dhe as ndonjë histori e gjatë biznesi. Ia hapi qeveria e Edi Ramës. VKM nr. 309 e 16 majit e vendosi “MDN Investiment” brenda projektit dhe i dha Sinan Idrizit një pozicion që kompanitë e zakonshme e kërkojnë për vite me radhë. Trembëdhjetë ditë i mjaftuan që një shoqëri e sapokrijuar të kalonte nga letra e QKB-së në tryezën e një projekti kombëtar.

Foto ilustruese: Pamfleti/ Një kompani e krijuar më 3 maj 2018 u vendos vetëm 13 ditë më vonë nga qeveria e Edi Ramës në tryezën e krijimit të Air Albania. Pasi mori këtë privilegj shtetëror, Sinan Idrizi futi Ron Yeffet në kapital dhe vetëm 37 ditë më vonë të dy dolën nga pronësia, ndërsa pas tyre mbetën kontratat, pagesat për kuotat, kreditë dhe miliona dollarë kapital që SPAK mund t’i ndjekë nga banka te firma e fundit Edi Rama ia shtroi rrugën Sinan Idrizit drejt Air Albania me një shpejtësi që zor se gjendet në historinë normale të biznesit. “MDN Investiment” u themelua më 3 maj 2018 dhe vetëm 13 ditë më vonë, më 16 maj, Këshilli i Ministrave e vendosi me emër përkrah Turkish Airlines dhe Albcontrol në projektin për krijimin e linjës ajrore kombëtare. Një kompani që sapo kishte hapur dyert, pa histori të konsoliduar në aviacion dhe pa vite aktiviteti pas vetes, mori nga qeveria shqiptare hyrjen e drejtpërdrejtë në një projekt që do të mbante flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Këtë derë nuk ia hapi tregu dhe as ndonjë histori e gjatë biznesi. Ia hapi qeveria e Edi Ramës. VKM nr. 309 e 16 majit e vendosi “MDN Investiment” brenda projektit dhe i dha Sinan Idrizit një pozicion që kompanitë e zakonshme e kërkojnë për vite me radhë. Trembëdhjetë ditë i mjaftuan që një shoqëri e sapokrijuar të kalonte nga letra e QKB-së në tryezën e një projekti kombëtar.

Pikërisht pas këtij privilegji nis lëvizja e pronësisë dhe aty del për herë të parë Ron Yeffet. Më 17 korrik 2018, Sinan Idrizi riorganizon kapitalin e MDN-së dhe Yeffet merr 23 për qind të kompanisë. Najada dhe Rejana Idrizi marrin nga 27 për qind, ndërsa Sinani mban 23 për qind. Biznesmeni izraelit nuk hyri në një kompani që kërkonte të gjente një projekt. Hyri në një kompani që projektin e kishte marrë tashmë me firmën e qeverisë. Dy muaj pasi Rama e kishte futur MDN-në në projektin kombëtar, Ron Yeffet hyn në kapital me 23% Këtu Ron Yeffet fillon të marrë profilin e “ustait” të projekteve strategjike shqiptare. Emri i tij nuk del në një biznes periferik dhe as në një sipërmarrje të zakonshme tregtare. Ai shfaqet në muajt kur po përgatitej linja ajrore kombëtare dhe kur MDN-ja e Sinan Idrizit ishte futur tashmë nga qeveria në zemër të projektit. Vite më vonë, i njëjti Yeffet do të dalë përsëri në një sektor ku shteti shqiptar hap dyert për privatët dhe ku në lojë nuk janë më avionët civilë, por industria ushtarake.

Ortakëria e vitit 2018 megjithatë zgjati vetëm 37 ditë. Më 23 gusht, Ron Yeffet dhe Sinan Idrizi largohen nga pronësia duke ua kaluar pjesëmarrjen familjareve të Sinan Idrizit, të cilat mbeten me nga 50 për qind secila. Sinan Idrizi del nga kapitali, por nuk largohet nga drejtimi dhe vazhdon të mbajë postin e administratorit. Ndërsa Yeffet zhduket nga pronësia pak javë përpara se Air Albania të themelohej zyrtarisht.

Kjo lëvizje është nyja që meriton të ndiqet deri te transaksioni i fundit. Yeffet hyri pasi qeveria kishte zgjedhur kompaninë dhe doli përpara themelimit formal të Air Albania. Ai qëndroi pikërisht në hapësirën kohore kur projekti po merrte formë, marrëveshjet po negocioheshin dhe partneri shqiptar e kishte siguruar tashmë bekimin politik të qeverisë.

Më 12 shtator 2018 themelohet Air Albania dhe MDN merr 41 për qind, Turkish Airlines 49 për qind, ndërsa Albcontrol vetëm 10 për qind. Kompania që Rama kishte futur në projekt kur kishte vetëm 13 ditë jetë përfi me një pjesëmarrje mbi katër herë më të madhe se ajo e kompanisë shtetërore shqiptare. Shteti mbante pjesën e vogël, ndërsa privati i përzgjedhur nga qeveria merrte një nga pjesët kryesore të pronësisë. Kjo është fytyra e vërtetë e modelit që Rama ka ngritur me bizneset strategjike. Pushteti hap derën, privati merr shumicën dhe shteti futet brenda me një paketë më të vogël duke i dhënë marrëveshjes vulën publike. Kështu ndodhi te Air Albania dhe pikërisht të njëjtin model e shohim vite më vonë te industria e mbrojtjes, ku KAYO shtetërore hyn si ortak pakice përballë privatëve.

Në këtë pikë emri i Ron Yeffet nuk mund të trajtohet më si një episod i harruar në historikun e një kompanie. Nga 37 ditët brenda MDN-së gjatë përgatitjes së Air Albania, ai del më pas si një prej pronarëve përfitues të TIMAK Defence, kompanisë ku TIMAK private mban 80 për qind dhe KAYO shtetërore 20 për qind. Brenda TIMAK-ut, Yeffet zotëron 49 për qind, ndërsa Arjeta Puca 51 për qind, duke e bërë atë përfitues të 39.2 për qind të kompanisë së përbashkët me shtetin.

Nga avionët te mjetet ushtarake, nga Air Albania te KAYO, Yeffet shfaqet si “ustai” që di të gjejë gjithmonë tavolinën ku shteti shqiptar ulet përballë privatëve. Ndryshon sektori dhe ndryshojnë partnerët shqiptarë, ndërsa modeli mbetet i njëjtë. Shteti është aty, politika është aty dhe pjesa më e madhe e biznesit përfn në duart e privatit.

Te Air Albania shteti shqiptar kishte vetëm 10 për qind përmes Albcontrol, ndërsa MDN merrte 41 për qind. Te TIMAK Defence, KAYO shtetërore mban 20 për qind dhe privati 80 për qind. Në të dyja historitë, Yeffet shfaqet në krahun privat të marrëdhënies me shtetin dhe pikërisht kjo vazhdimësi e bën emrin e tij shumë më të rëndë sesa një shënim kalimtar në QKB.

Një biznesmen mund të ketë dhjetëra kompani dhe ortakëri private pa prodhuar asnjë interes publik. Yeffet shfaqet në dy pika ku biznesi prek drejtpërdrejt interesin strategjik të shtetit shqiptar, fillimisht te linja ajrore kombëtare dhe më pas te industria e mbrojtjes. Pikërisht për këtë arsye ai meriton të shihet si një prej personazheve që kanë ditur të hyjnë në korridoret ku pushteti ndan projektet më të rëndësishme.

Edhe paratë e MDN-së mbeten një kapitull që kërkon të hapet plotësisht. Dokumentacioni i Air Albania parashikonte një kontribut prej 2.05 milionë dollarësh nga MDN, ndërkohë që kompania ishte krijuar vetëm pak muaj më herët. Në historikun e saj del më pas edhe një marrëveshje kredie, ku Sinan, Najada dhe Rejana Idrizi figurojnë në dokumentacionin e barrës siguruese. Burimi i kapitalit, mënyra e financimit, garancitë dhe qarkullimi i parave janë hallka që mund të rindërtohen vetëm duke ndjekur bankat dhe kontratat.

Pikërisht aty SPAK mund të ndajë propagandën nga realiteti financiar. Kontrata me të cilën Yeffet mori 23 për qind, kontrata me të cilën doli 37 ditë më vonë, provat e pagesave për kuotat, kredia, garancitë, kapitalizimi i MDN-së dhe raporti i negociatave të Albcontrol krijojnë një dosje që nuk ka nevojë për hamendësime. Dokumentet ekzistojnë dhe paratë lënë gjurmë.

Rëndësi të veçantë merr raporti që Albcontrol ishte ngarkuar të hartonte gjatë negociatave për Air Albania. Pikërisht ai dokument duhet të tregojë se çfarë ofroi MDN, si u vlerësua partneri shqiptar dhe mbi çfarë kriteresh një kompani vetëm 13-ditëshe u vendos nga qeveria në projektin kombëtar. Nëse Rama dhe qeveria e tij e konsideronin këtë përzgjedhje një histori suksesi, atëherë dokumentet e negociatave duhet të jenë po aq krenare sa propaganda që shoqëroi krijimin e Air Albania. /Pamfletiair albania ron yeffet sinan idrizi mdn screenshot 2026 09 14 231054 screenshot 2026 09 14 230809 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG! 12 Shtator 2026, 21:3021:30Dosja e zezë Shqipëria, bazë e rrjeteve mafioze Izrael-Ukrainë: çmimi i karriges së Ramës në tavolinën globale 12 Shtator 2026, 12:3512:35Dosja e zezë Nga Abu Dhabi te njerëzit e Pacollit, skema 142 milionë dollarë e “Smart City” 12 Shtator 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Propaganda e shifrave dhe algoritmi i Edi Ramës për nxitjen e urrejtjes 11 Shtator 2026, 11:4611:46Dosja e zezë Gjesti politik i “pasuesit” të Janullatusit në Korçë 11 Shtator 2026, 11:2411:24Dosja e zezë Kryeministër, vendose Besën përballë Pasqyrës dhe jep llogari për Yeffet & Co 10 Shtator 2026, 19:4619:46Dosja e zezë