Lajme Zone
Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës
PolitikëPamfleti

Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës

Pak ditë më parë, ai ka folur për gazetën “TheMarker”, ku tenton të shpëtojë veten nga afera e armëve. Edhe pse ka marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe ka akuza për vjedhje galopante, Ron Yeffet duket se e kalon përgjegjësinë te shteti shqiptar, me shpresën se do t'i shpëtojë drejtësisë.

Ron Yeffet & Edi Rama-Foto ilustruese SPAK duket se i ka futur të dridhurat Ron Yeffet, izraelitit të Edi Ramës, i cili pas hetimeve për aferën e armëve ka dalë nga strofulla për të shitur pafajësinë në mediat izraelite. Mohon përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj, mohon kontrollin në banesë dhe përpiqet të fshijë gjurmët e lidhjeve me Ergys Agasin. Por ndërsa Yeffet kërkon të dalë i larë nga skandali, deklaratat e tij përplasen me informacionet për veprimet e SPAK dhe dokumentet e bizneseve ku rezulton i përfshirë. Hetimet që ka nisur SPAK pas përgjimit të publikuar nga Arben Ahmetaj duket se i kanë futur të dridhurat izraelitit të Edi Ramës. E kemi fjalën për Ron Yeffet, i cili, pas zbarkimit të SPAK në banesën e tij, u zhduk nga sytë këmbët, por që është bërë i gjallë në mediat izraelite.

Pak ditë më parë, ai ka folur për gazetën “TheMarker”, ku tenton të shpëtojë veten nga afera e armëve. Edhe pse ka marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe ka akuza për vjedhje galopante, Ron Yeffet duket se e kalon përgjegjësinë te shteti shqiptar, me shpresën se do t'i shpëtojë drejtësisë.

“Ky hetim nuk drejtohet kundër meje. Bëhet fjalë për një hetim ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Hetuesit pretendojnë se Ministria e Mbrojtjes nuk e përzgjodhi në mënyrën e duhur kompaninë Timak, që është nën kontrollin tim, për të bashkëpunuar me të. Ky është një pretendim i pavërtetë, me të cilin unë nuk kam lidhje”, ka deklaruar Yeffet për “TheMarker”. Ku ka humbur Ron Yeffet?

20 Tetor, 15:03 Ky është mashtrimi i parë i Ron Yeffet. Miku i kryeministrit pretendon se hetimet nuk kanë lidhje me të, por fakti është se SPAK nisi hetimet pas përgjimeve që publikoi Arben Ahmetaj dhe në qendër të përgjimeve është Ron Yeffet. Pra, ai është personazhi kryesor i këtij skandali dhe, nëse SPAK i shkon deri në fund, ai duhet të jetë personi që duhet të ulet në bankën e të akuzuarve.

Më pas, ai ndalet edhe te pjesa e përgjimeve, ku sërish e transformon atë që kanë shkruar mediat.

“Janë publikuar pretendime për lidhjen time me Sudanin dhe për një plan timin për të blerë armë në Sudan, për t'i transportuar në Shqipëri dhe prej andej në Itali. Por unë nuk kam qenë kurrë në Sudan. Dhe nuk ka asnjë logjikë që armët që vijnë nga Sudani të kalojnë përmes Shqipërisë e më pas të shkojnë në Itali”, shprehet ai.

Në të vërtetë, në përgjime ka një bisedë ku Yeffet flet me një nga personazhet, Tatianën, mbi mundësinë e hapjes së një fabrike në Sudan. Pra, e përmendin ata vetë mundësinë e transportimit të armëve nga Sudani. E thotë vetë ai.

Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe t'i shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.

Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste, referuar dimensionit të shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.

Më e bukura vjen më pas: “Regjistrimet e publikuara për këtë çështje janë krijuar me inteligjencë artificiale. Përkundrazi, qëllimi i kompanisë sonë është të prodhojë në Itali. Ne furnizojmë me automjete ushtarake ushtrinë shqiptare dhe ushtri të tjera. Të gjitha këto akuza janë të pabaza dhe imagjinare”.

Por pretendimi se kemi përdorim të inteligjencës artificiale ka rënë shumë kohë më parë. Pak ditë pas skandalit, kompania DEL-CNG, e përfshirë në projektin e gazit në Delvinë, ka reaguar duke pranuar se regjistrimi audio është kryer në ambientet e saj private. Kompania sekrete e skemës “Delvina Gas”: Si lidhen Ron Yeffet, 2 ukrainaset dhe biznesmeni ruso-izraelit

16 Shtator, 20:55 Një tjetër deklaratë e Yeffet që bie në kundërshtim me informacionet mbi veprimet hetimore lidhet me kontrollin e banesës së tij.

“Nuk është kryer kontroll në banesën time. Thjesht kërkuan të merrnin telefonat e mi për të parë nëse kishte pasur komunikime mes meje dhe ministrave, dhe tashmë m'i kanë kthyer”, ka deklaruar ai për gazetën izraelite.

Por, sipas burimeve, SPAK ka ushtruar kontroll pikërisht në një banesë që përdorej nga biznesmeni në fshatin Pëllumbas, në periferi të Tiranës. Krahas kontrollit të banesës, ka pasur edhe vendim për kontrollin personal të Yeffet, gjatë të cilit janë sekuestruar dokumente.

Gjatë veprimeve procedurale është kërkuar edhe prania e një përkthyesi. Po sipas këtyre informacioneve, është sekuestruar një armë zjarri në pronësi të biznesmenit, e cila ishte me leje. Pra, kemi një tjetër mashtrim.

Media izraelite tregon edhe historikun se si u ngrit Yeffet. Në qershor 2025, biznesmeni bleu 49% të aksioneve të Timak nga Arjeta Puca për vetëm 490 euro. Dy muaj më vonë, Timak krijoi me KAYO-n shtetërore kompaninë Timak Defense, ku partneri privat zotëron 80% të aksioneve dhe shteti shqiptar 20%.

Një strukturë e ngjashme u përdor edhe për Advanced Arms Technology, shoqërinë e krijuar mes KAYO-s dhe Uno18, një tjetër kompani në pronësi të Yeffet. Edhe aty, 80% e aksioneve i përkasin partnerit privat dhe 20% ndërmarrjes shtetërore.

I pyetur nga gazeta izraelite se si arriti të siguronte pothuajse gjysmën e aksioneve të Timak për vetëm 490 euro, Yeffet u përgjigj:

“Timak ishte një kompani startup. Për shkak të viteve të shumta të aktivitetit tim në Afrikë dhe në vende të tjera, si dhe përvojës sime në fushat e armëve dhe energjisë, angazhimi im ishte të investoja para dhe lidhje në kompani. Pasi bleva aksionet e saj, investova miliona në vetë biznesin”.

Në të njëjtën intervistë, Yeffet përpiqet të minimizojë edhe raportimin e “Pamfletit”, ku ne zbuluam lidhjen me Ergys Agasin.

“Flitet për një klub kuajsh në pronësi të Timak. Në të vërtetë, gjithçka që kam janë disa kuaj që i kam blerë dhe që ndodhen në fermën e kuajve”, shprehet ai. Dy 'koordinatorët' e Ramës: Ron Yeffet hap fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit 11 Shtator, 12:19 Por si qëndron e vërteta? Katër muaj pasi Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim, konkretisht më 23 mars 2026, Ron Yeffet krijoi kompaninë “Timak Horse Club”, ku, në emër të kompanisë së armëve “Timak”, zotëron 70% të aksioneve bashkë me ortaken Arjeta Pucaj, ndërsa 30% i ka Gazmen Brahimi.

Objekti i veprimtarisë së kompanisë “Timak Horse Club” është ky:

-Fermë për mbarështim, rritje, trajnim, stërvitje dhe mirëmbajtje të kuajve, si dhe përgatitjen e tyre për përdorime sportive, rekreative, tregtare e të specializuara.

-Qendër hipizimi, import-eksport të kuajve, programe trajnuese dhe edukative, përfshirë kurse, aktivitete rekreative, turistike dhe eksperienca të personalizuara dhe dhënien me qira të tyre; organizimin e eventeve sportive, garave dhe aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me institucionet shtetërore për këto aktivitete.

Këtë fermë kuajsh dhe qendër hipizmi, izraeliti Ron Yeffet e ka krijuar në kompleksin turistik “Equos Resort” në Petrelë të Tiranës, i njohur si resorti në pronësi të “Koordinatorit” Ergys Agasi. Pra, Roni nuk e fsheh dot këtë fakt.

Në fund të intervistës, Yeffet e zhvendos sërish debatin nga marrëdhëniet e biznesit te përplasjet politike në Shqipëri, duke pretenduar se publikimet synojnë dëmtimin e kryeministrit Edi Rama, me të cilin gazeta izraelite e përshkruan si mik të ngushtë.

“Qëllimi i tyre është të dëmtojnë kryeministrin (Edi Rama, shënim i autorit) dhe vetë qeverinë. Opozita po e përdor këtë hetim. Nuk është kryer kontroll në banesën time. Thjesht kërkuan të merrnin telefonat e mi për të parë nëse kishte pasur komunikime mes meje dhe ministrave, dhe tashmë m'i kanë kthyer. Ky është një hetim që lindi për shkak të ish-zëvendëskryeministrit, një azilkërkues që u largua nga vendi për shkak të urdhrave të arrestit të lëshuar ndaj tij dhe që tani vepron kundër qeverisë”, vijon ai.

Në gjyqin që ka në SHBA, Yeffet është ankuar shpesh se etiketimet që i bëhen në Shqipëri si “mashtrues” i kanë dëmtuar reputacionin, por mjafton të shohësh këtë intervistë dhe të kuptosh se ai jo vetëm është mashtrues, por supermashtrues. /Pamfleti Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori aferash pa kufij 4 Tetor, 20:42 rama yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Rama shkarkon drejtorët, por mban me kthetra “gurin e shahut” të Agasit në Kadastër 27 Tetor 2026, 14:3514:35Anti-Mafia Pas denoncimit për 86 milionë lekët e ribrandimit të RTSH, Eni Vasili emëron Enola Bejkon edhe në Bordin e Administrimit 26 Tetor 2026, 14:0614:06Anti-Mafia Rektori i Agasit dhe Ballës kundër protestave/ Denoncimi: Shkëlqim Fortuzi presion pedagogëve në Durrës të mos bojkotojnë mësimin 26 Tetor 2026, 13:0413:04Anti-Mafia Mashtrimi i dorëheqjeve: Kryeministri largoi vetëm 132 nga 1173 drejtorë, ndërsa në 4 ministritë e korrupsionit nuk lëvizi asnjë 25 Tetor 2026, 12:1312:13Anti-Mafia Ruajeni të pastër Protestën: Prania e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit ngjall neveri! 24 Tetor 2026, 13:3513:35Anti-Mafia 'Derrkuci i pangopur' i Edi Ramës; Blendi Gonxhe, ministri që nuk e ndal babëzinë dhe SPAK që hesht 23 Tetor 2026, 13:2013:20Anti-Mafia