“Ron Yefetit që krijoi KAYO-n i kanë hapur çështje në SHBA”, Murrizi: Shqipëria del 30 herë në padinë ndaj tij!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke komentuar një çështje që lidhet me shtetasin izraelit Ron Yefet dhe raportet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke komentuar një çështje që lidhet me shtetasin izraelit Ron Yefet dhe raportet e tij me kryeministrin Edi Rama. Sipas Murrizit, ndaj Yefet, i cili ka krijura kompaninë KAYO, është hapur një çështje e re, ndërsa ai pretendoi se shtetasi izraelit ka lidhje të afërta me kreun e qeverisë, me këtë të fundit që, sipas tij, e ka cilësuar si “vëlla”. Ai deklaroi gjithashtu se Shqipëria përmendet në mënyrë të përsëritur në një padi të hapur ndaj Yefet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur edhe një shumë prej 8.5 milionë eurosh në këtë kontekst. Murrizi shtoi se, sipas tij, këto zhvillime lidhen me një situatë që ai e cilësoi si “izolim” të qeverisë, duke akuzuar Ramën se po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë te faktorë të tjerë, përfshirë opozitën.
“Në këto kushte, Rama kërkon t’ua vërë fajin të tjerëve. Tani ia ka hedhur opozitës, sikur ajo të kishte fuqinë për të ndikuar në çështje të tilla,” u shpreh ish-deputeti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
