Lajme Zone

VIDEO tronditëse e sulmit të pitbullit në Vlorë! Qeni kafshoi 4-vjeçaren para syve të gjyshes

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb zbulojnë momentin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeç.

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb zbulojnë momentin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeç. E vogla ndodhej në shoqërinë e gjyshes së saj kur, në mënyrë të papritur, u përball me kafshën që lëvizte e lirë në zonë. Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Nga pamjet filmike shihet qeni që endet i lirë dhe në një moment i afrohet dhe sulmon vajzën e vogël. Menjëherë pas incidentit, disa qytetarë ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur largimin e kafshës. Si pasojë e sulmit, e mitura ka pësuar lëndime në kokë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb