Lajme Zone
ROLET/ Mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin e drogës me avionë nga Bolivia drejt Paraguajit, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet! Ja kush ishte krahu i djathtë i tyre
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

ROLET/ Mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin e drogës me avionë nga Bolivia drejt Paraguajit, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet! Ja kush ishte krahu i djathtë i tyre

SPAK ka zbardhur rolet e dy drejtuesve të organizatës kriminale që trafikoi 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ervis Çela ishte ai që siguronte kokainën në Amerikën Latine dhe koordinonte transportin me avionë të vegjël nga Bolivia në Paraguaj, ndërsa Franc Çopja financonte ngarkesat, organizonte transportin drejt Europës, nxjerrjen nga portet dhe shitjen e drogës.

SPAK ka zbardhur rolet e dy drejtuesve të organizatës kriminale që trafikoi 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ervis Çela ishte ai që siguronte kokainën në Amerikën Latine dhe koordinonte transportin me avionë të vegjël nga Bolivia në Paraguaj, ndërsa Franc Çopja financonte ngarkesat, organizonte transportin drejt Europës, nxjerrjen nga portet dhe shitjen e drogës. Në nivelin e parë drejtues ishte edhe Fadil Balla, që bashkëpunonte kryesisht me Çelën. Petrit Lakatos, krahu i djathtë i Çopjas, merrej me nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Anversës dhe shpërndarjen me shumicë në Holandë, ndërsa Mikolvan Mullaj koordinonte operacionet nën drejtimin e Çelës dhe Ballës. Sipas SPAK, Lakatos dhe Mullaj kishin secili njerëz në varësi që transportonin e dorëzonin drogën dhe mblidhnin paratë. LEXO EDHE:Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara Ja rolet e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës sipas SPAK dhe rruga e trafikut të drogës Nga analiza e komunikimeve dhe e të dhënave të tjera të administruara, Ervis Çela dhe Franc Gergely rezultojnë të kenë pasur funksione me rëndësi të veçantë në organizimin dhe koordinimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Ervis Çela merrej me furnizimin në vendet e origjinës, përfshirë kontaktet me furnizuesit në Amerikën Latine, sigurimin dhe financimin e sasive të kokainës, diskutimin e cilësisë dhe çmimeve të saj, organizimin e transportit nga zonat e prodhimit drejt Paraguait, si dhe koordinimin e transportit rrugor dhe ajror me avionë të vegjël nga Bolivia drejt Paraguajit, në bashkëpunim me persona të tjerë të përfshirë. Ervis Çela rezulton gjithashtu i lidhur me procesin e grumbullimit, magazinimit dhe përgatitjes së ngarkesave për eksport, si dhe me ngarkimin e lëndës narkotike në portin e Villetës, Paraguaj. Franc Gergely merrej kryesisht me financimin dhe koordinimin e fazave të mëtejshme të aktivitetit, duke përfshirë organizimin e transportit ndërkombëtar, sigurimin dhe koordinimin e kompanive porositëse për mallrat e ligjshme që përdoreshin për kamuflimin e kokainës, organizimin e nxjerrjes së ngarkesave nga portet europiane, kryesisht nga porti i Anversës, Belgjikë, si dhe menaxhimin e shitjes së lëndës narkotike në Europë, për llogari të Ervis Çelës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Nga komunikimet e analizuara rezulton se laboratorët e prodhimit të kokainës në zonën e Andeve, veçanërisht në Bolivi, referoheshin me termin “kuzhina”. Në këtë fazë të furnizimit, Ervis Çela rezulton të ketë pasur rolin qendror. Komunikimet e tij me Franc Gergelyn evidentojnë bashkërendimin mes dy hallkave, atë të furnizimit dhe më pas të financimit dhe transportit ndërkombëtar. Sipas komunikimeve të administruara, pas sigurimit në vendet e origjinës, kokaina transportohej drejt Paraguait, ku magazinohej dhe përgatitej për eksport. Për këtë qëllim përdorej edhe transporti ajror me avionë të vegjël nga Bolivia drejt zonave rurale të Paraguait. Në komunikime përmenden ngarkesa deri në rreth 500 kg, të cilat pas mbërritjes transferoheshin në kamionë të tonazhit të rëndë, të posaçëm për transportin e lëndës narkotike. Pas mbërritjes në Paraguaj, kokaina grumbullohej, magazinohej dhe përgatitej për eksport drejt Europës. Nga të dhënat e administruara rezulton se janë përdorur shoqërite tregtare P.T.S.A. dhe E.P.S.R.L., në pronësi të shtetasit D.I.B.C. Përmes kësaj infrastrukture tregtare, lënda narkotike ripaketohej dhe fshihej në ngarkesa që përmbanin produkte të ligjshme si; stuko patinimi, bojëra dhe produkte të tjera industriale. Përdorimi i këtyre shoqërive mundësonte krijimin e një mbulese tregtare për eksportet, duke e integruar transportin e kokainës në qarkullimin e zakonshëm të mallrave ndërkombëtare. · Kokaina blihej me rreth 4100-4200 dollarë për kilogramë (ky çmim parashikonte edhe transportin deri në Portin e Villetës, Paraguaj). · Për imbarkimin në anije paguheshin edhe 1300 dollarë për kilogram, në formën e rryshfetit për kalimin e ngarkesës. Në komunikime përdorej termi “hipja” për t’iu referuar kësaj faze, ndërsa termi “dalja” ishte për nxjerrjen e ngarkesës nga porti evropian i destinacionit. Këto të dhëna evidentojnë ekzistencën e kostove të përcaktuara për faza të ndryshme të transportit, si dhe nevojën për koordinimin e financimit ndërmjet personave të përfshirë në hallkat përkatëse të aktivitetit.Në tërësi, kobinohej transporti lumor dhe ai detar ndërkontinental. Lënda narkotike fshihej brenda ngarkesave të ligjshme tregtare, të vendosura në kontenierë që ndjekin itineraret e zakonshme të eksportit. Pas nisjes nga Porti i Villetës, Paraguaj, ngarkesat transportohen përmes korridorit lumor Paraguaj–Paraná drejt Portit të Buenos Aires, Argjentinë, i cili shërben si pikë tranziti dhe lidhëse mes transportit lumor dhe atij detar. Nga ky port, kontenierët ngarkohen në anije transoqeanike të linjave tregtare ndërkombëtare dhe vijojnë lundrimin drejt porteve europiane. Destinacionet kryesore të identifikuara përfshijnë portet e Hamburgut, Gjermani, Anversës Belgjikë, Barcelonës, Spanjë dhe Rotterdamit, Holandë.Një element me rëndësi në mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi ishte ndryshimi i destinacionit të konteinerëve gjatë lundrimit drejt Europës, me qëllim orientimin e tyre drejt porteve ku ishin krijuar kushtet për të dorëzuar dhe më pas nxjerrë lëndën narkotike.Nga analiza e komunikimeve SkyECC evidentohet një element me rëndësi të veçantë për përcaktimin e rolit të Franc Gergelyt në fazën e mbërritjes së kokainës në Europë. Konkretisht, ai u referohet kontakteve dhe bashkëpunimit me persona të lidhur me strukturat doganore dhe të sigurisë portuale në Anversë, Belgjikë, përfshirë persona që operonin skanerin, kryenin shërbime sigurie, etj. Sipas mënyrës së evidentuar të veprimit, për çdo ngarkesë porositeshin paraprakisht produkte të ligjshme nga kompani të lidhura me personat e përfshirë. Pas nisjes së konteinerëve nga Paraguaj dhe kalimit në portet e tranzitit, ndryshohej destinacioni dhe përcaktohej porti i dorëzimit. Në këtë proces, Franc Gergely paraqitet si person me kontakte dhe kapacitete organizative për të koordinuar nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Anversës. Kjo fazë ishte thelbësore për realizimin e trafikimit, pasi kërkonte bashkëpunimin e transportuesve, personave me informacion mbi lëvizjen e konteinerëve dhe kontakteve në strukturat portuale. Kostoja e nxjerrjes së kokainës përllogaritej në 15% të ngarkesës dhe shlyhej zakonisht në natyrë, përmes dorëzimit të një pjese të saj. Pas nxjerrjes së kokainës nga portet evropiane, Holanda shërbente si një nga qendrat kryesore të magazinimit dhe shpërndarjes me shumicë, nën koordinimin e Franc Gergelyt. Nga komunikimet e administruara rezulton përfshirja e tij në koordinimin e sasive, përcaktimin e çmimeve, organizimin e paketimit dhe transportit drejt vendeve të BE-së, si dhe administrimin e pagesave dhe ndarjen e përfitimeve mes personave të përfshirë. Këto të dhëna tregojnë se roli i tij shtrihej përtej nxjerrjes së kokainës nga portet, duke përfshirë edhe organizimin e shpërndarjes dhe administrimin financiar të aktivitetit të dyshuar kriminal. Një element që evidenton organizimin e veprimtarisë kriminale është përdorimi i mekanizmave informalë të transferimit të vlerave monetare, të referuar në komunikime si “Haëala” dhe “token”. Sistemi Haëala mundësonte transferimin e parave përmes shteteve me anë një rrjeti ndërmjetësish, pa përdorur transferta bankare apo transport fizik të tyre, ndërsa “token” shërbente si identifikues për realizimin dhe verifikimin e dorëzimit të shumave. Si pika tranziti ose destinacioni të këtyre transferimeve përmenden Paraguaj, Bolivia, Brazili, Shqipëria, Turqia dhe Dubai.Nga komunikimet e analizuara rezulton se marrëdhënia ndërmjet Franc Gergelyt dhe Ervis Çelës karakterizohej nga koordinimi i vazhdueshëm i hallkave të ndryshme të aktivitetit të dyshuar kriminal. Ervis Çela siguronte kokainën në burim dhe organizonte transportin e saj drejt Paraguajit, ndërsa Franc Gergely ishte i përfshirë në financimin e ngarkesave, organizimin e transportit detar, nxjerrjen e tyre nga portet evropiane dhe administrimin e kokainës pas mbërritjes në destinacion.Sigurimi i kokainës dhe përgatitja e ngarkesave për eksport, pa financimin dhe organizimin e transportit e nxjerrjes së tyre në destinacion, nuk mund të realizonin objektivin përfundimtar të aktivitetit. Po kështu, këto faza kërkonin sigurimin paraprak të lëndës narkotike. Për rrjedhojë, të dhënat e administruara mbështesin vlerësimin se Franc Gergely dhe Ervis Çela ushtronin kompetenca vendimmarrëse mbi hallka të ndryshme, por të ndërvarura, duke bashkërenduar veprimet për realizimin e aktivitetit të përbashkët. Ndarja e roleve nuk dëshmon domosdoshmërisht një marrëdhënie hierarkike, por një model bashkëpunimi ku secili vepronte me autonomi funksionale dhe përgjegjësi për hallkën përkatëse. Nga analiza e të dhënave të administruara, Franc Gergely dhe Ervis Çela rezultojnë si drejtues të nivelit të parë të organizatës kriminale, me role qendrore në koordinimin e trafikut të kokainës. Në këtë nivel drejtues përfshihet edhe Fadil Balla, i cili rezulton të ketë vepruar kryesisht në bashkëpunim me Ervis Çelën dhe persona të tjerë objekt hetimi.Në nivelin e dytë drejtues përfshihen Petrit Lakatos, bashkëpunëtor i afërt dhe krahu i djathtë i Franc Gergelyt, me rol në nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Antëerp-it, magazinimin, shpërndarjen me shumicë në Holandë dhe administrimin e të ardhurave, si dhe Mikolvan Mullaj, i cili rezulton të ketë koordinuar aktivitetin operacional nën drejtimin e Ervis Çelës dhe Fadil Ballës. Secili prej tyre kishte bashkëpunëtorë në varësi, të angazhuar në transportin e lëndës narkotike, dorëzimin e saj, grumbullimin e parave dhe dërgimin e ngarkesave drejt destinacioneve të tjera. Këto të dhëna evidentojnë një strukturë të organizuar në disa nivele drejtuese dhe operacionale. Lajmi kryesor: Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara SI.E. A.C Shqiptarja.com TAG: Ervis cela Franc Çopja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.8% Vota total: 1370 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?