Kryeministri Edi Rama ka prezantuar risitë më të fundit të asistentit virtual Diella në platformën e-Albania, duke bërë të ditur zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe funksioneve të tij.
Sipas Ramës, përmes versionit të ri të platformës e-Albania 4.0, qytetarët do të mund të përfitojnë shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta, pa pasur nevojë të presin gjatë për përfundimin e procedurave.
Një fokus i veçantë i është kushtuar pensionistëve, për të cilët Diella do të ofrojë deri në 19 shërbime, ndërsa një tjetër risi është identifikimi përmes syve, që synon të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve me platformën. Rama bëri të ditur gjithashtu se risitë do të vijojnë edhe në të ardhmen, duke ftuar qytetarët të njihen me funksionet e reja të asistentit virtual dhe të përdorin shërbimet e-Albania përmes komandave të thjeshta. “Diella kalon në një pozicion shumë aktin i bën më shpejt gjërat dhe duhet të presësh vetëm pak minuta që të vijë i gjithë shërbimi. Kemi një komponent shumë të rëndësishëm në e-Albania 4.0 që kanë në të bëjë me pensionistët, Diella është vetëm një klik larg dhe gjeron deri në 19 shërbime. Është shumë e rëndësishme edhe identifikimi me sy, që lehtëson shumë ndërveprimin me e-Albania. Ka edhe surpriza të tjera në vijim. Por, sot Ramë dakord që t’u themi të gjithëve që prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës dhe e keni e-Albanian në dispozicionin tuaj me vetëm një komandë të thjeshtë dhe Diella bën të gjithë shërbimin”, u shpreh kryeministri. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet diellae-albaniaEdi Rama
