Sezoni i ri politik pas verës sapo ka nisur dhe, sipas planeve të shpallura nga Sali Berisha, ky duhet të jetë sezoni i Ripërtëritjes. Protesta e flamingove, tashmë e përçarë nga brenda prej urrejtjeve, zilirave dhe inateve personale, nuk ka qenë në gjendje të prodhojë asnjë forcë të re politike, por pavarësisht kësaj, Partia Demokratike vazhdon të humbasë peshë në të gjitha sondazhet politike. Tashmë edhe babai-padron i PD-së e ka kuptuar se, nëse nuk ka asnjë mundësi për të fituar zgjedhjet, të paktën për të shpresuar që të vazhdojë të ekzistojë duhet të ndryshojë dhe të ripërtërihet. Ëndërron inteligjencën artificiale, dialogun me qytetarët, TikTok-un, udhëtimet në SHBA dhe ndoshta mendon, si zakonisht, për protesta të reja, por nuk e kupton se Ripërtëritja e re është tashmë e vjetër. LEXO edhe...Tabaku viziton 14 protestuesit e arrestuar! Bardhi akuza policisë: Ushtroi dhunë, lirojini nga qelia (VIDEO) Nuk mjafton që Këlliçi të lërë mjekër, apo që dhëndri i tij ta rruajë të vetën, për të ndryshuar fatin e partisë së tij, i cili vazhdon të jetë një i sëmurë politik i pashërueshëm. Sali Berisha është tepër i vjetër për të pasur hapjen mendore të domosdoshme për një ndryshim rrënjësor, ndërsa të rinjtë e partisë së tij janë tepër frikacakë dhe shërbëtorë për të pasur forcën që të udhëheqin Ripërtëritjen. Janë të gjithë klone të shefit të vjetër. Dhe të gjithë përsërisin të njëjtat gabime, duke nisur nga sulmet ndaj shtypit. Në ditët e para të sezonit të ri, Partia Demokratike i ka sulmuar mediat tashmë dy herë, duke përsëritur të njëjtat klishe dhe të njëjtat shpifje të 20 viteve të fundit, të cilat nuk kanë shërbyer për asgjë tjetër veçse për të tërhequr mbi vete sulme të tjera dhe armiq të rinj. Është e kotë të përpiqesh t’u shpjegosh se një forcë opozitare duhet të përmirësojë marrëdhëniet me mediat, sepse vetëm duke bindur përmes tyre opinionin publik mund të fitojë mbështetje të reja, tani që edhe protesta e flamingove i sulmon, dhe se, përkundrazi, goditja e gazetarëve nuk i ka sjellë kurrë dobi askujt. Madje edhe Donald Trump po përgatitet të përballet me humbjen në zgjedhjet e mesmandatit që do të zhvillohen në nëntor, pasi ka sfiduar hapur mediat. Që prej vitit 1997, Sali Berisha përndiqet nga fama e “armikut botëror të informacionit”, një medalje e rezervuar për diktatorët më të këqij të historisë, por që ai edhe sot e mban me krenari të varur në gjoks, si lideri i fundit i Ballkanit që i ka mbijetuar epokës së diktaturave. Dënimi me vdekje që Sali Berisha ka dekretuar për PD-në e tij ekzekutohet çdo ditë nga shërbëtorët e tij besnikë, të cilët, ende të freskët nga emërimet në majat e partisë, në vend që të mendojnë për të ardhmen dhe ripërtëritjen, shqetësohen vetëm për t’i shërbyer shefit të tyre të vjetër, të etur për urrejtje dhe shpifje. Dhe kështu edhe një si Belind Këlliçi është shndërruar në simbolin e shpifjes dhe të gënjeshtrës, një njeri që gënjen edhe kur e pyet sa është ora. Trashëgimtar i denjë i Lulzim Bashës, i cili meritoi të njëjtën etiketë të gënjeshtarit patologjik, por që të paktën pati guximin të rebelohej kundër Sali Berishës dhe dinjitetin të tërhiqej mënjanë, duke refuzuar të merrte pjesë në funeralin e partisë. SI.E./ReportTv.al media belind këlliçi Jamarbër Malltezi sali berisha PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.5% Vota total: 3826 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

