Lajme Zone
“Rinasi, i pari në numrin e turistëve”/ Rama në Bruksel: Shqipëria, 12 mln turistë të huaj. Do të kemi aeroport edhe për flamingot
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Rinasi, i pari në numrin e turistëve”/ Rama në Bruksel: Shqipëria, 12 mln turistë të huaj. Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Samitin e Euroneës 2026, foli për zhvillimin e turizmit, investimet në infrastrukturë dhe potencialin e Shqipërisë në sektorin e turizmit.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Samitin e Euroneës 2026, foli për zhvillimin e turizmit, investimet në infrastrukturë dhe potencialin e Shqipërisë në sektorin e turizmit.

Rama tha se Shqipëria po përjeton një rritje të numrit të turistëve të huaj, duke theksuar se objektivi i vendit është zgjerimi i tregut turistik në të gjithë botën.

Bruksel – Kryeministri Edi Rama i ftuar në Samitin e Euroneës 2026, foli për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë si lider rajonal i turizmit tanimë. “Kemi njerëz mikpritës, ushqim të shijshëm. Brenda një javë mund të përjetosh shumë gjëra dhe jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që mbërrijnë dhe që duan të kthehen. Objektivi ynë është bota sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim numëronin 2 mln turistë, paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Por vitin e kaluar përfunduam me afro 12 mln të huaj, jo vetëm europianë, jo japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme. Ne nuk kemi infrastrukturën më të mirë në Europë. Por kemi një aeroport që i kemi lën pas fqinjët tanë për të 5 apo 6 vit. Flasim për aeroportin e Beogradit që ka qenë një aeroport i madh. Së shpejti do të hapim aeroport të ri në Vlorë. Por punojmë për aeroport të 3 në jug ë do jetë sezonal. Ne do të kemi edhe një aeroport për flamingot”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet