Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Rinasi, i pari në Europë/ Kryeson renditjen e aeroporteve për rritjen e numrit të pasagjerëve


Aeroporti i Tiranës kryeson renditjen e ACI EUROPE, 23.3% më shumë pasagjerë në tremujorin e tretë

Aeroporti i Tiranës kryeson renditjen e ACI EUROPE, 23.3% më shumë pasagjerë në tremujorin e tretë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është renditur i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), TIA renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias. Edhe bilanci i nëntë muajve të parë konfirmon këtë ecuri, me rreth 10.8 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar përmes aeroportit deri në fund të shtatorit. Viti 2026 pritet të mbyllet me një tjetër rekord për TIA-n.

Kjo rritje është rezultat i zgjerimit të rrjetit të destinacioneve, shtimit të fluturimeve, zhvillimit të turizmit, si dhe investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në infrastrukturën aeroportuale, zgjerimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Zhvillimi i aeroportit përbën një faktor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, duke mbështetur turizmin, biznesin, investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aeroporti i Tiranesshqiperia turistiketuriste