Lajme Zone
Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Letra u gjet në tualetin e avionit. Sapo avioni mbërriti në Rinas, me ndihmën e qenve antieksplozivë, policia kreu kontrollin e mjetit fluturues, pasagjerëve dhe bagazheve. Pasagjerët u kontrolluan në grupe dhe me skaner për të identifikuar sende që mund të lidheshin me letrën kërcënuese.

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester-Rinas, pak para uljes në aeroportin e Rinasit. Pas njoftimit nga menaxheri i aeroportit, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve dhe kontrollin e avionit, bagazheve dhe udhëtarëve. LEXO edhe...Protestuesit bllokojnë qarkullimin në bulevard përplasen me efektivët, policia i zhvendos në trotuar! Nisin marshimin (VIDEO) Në operacion janë angazhuar edhe qen anti-eksplozivë, por nga verifikimet nuk është konstatuar asnjë lëndë shpërthyese. Antiterrori dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që ka shkruar letrën kërcënuese. Njoftimi i plotë: Rinas/ Informacion paraprak Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë. Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues. Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes. Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën. P.J/ReportTv.al Alarm per bombe avion Tirane rinas Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.9% Jo 29.8% Nuk e di 9.2% Vota total: 2262 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?