Lajme Zone
'Rilindja Urbane 2.0'/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

'Rilindja Urbane 2.0'/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e qyteteve dhe hapësirave publike në Shqipëri. “Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te “Rilindja Urbane 2.0″ duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta n

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e qyteteve dhe hapësirave publike në Shqipëri. “Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te “Rilindja Urbane 2.0″ duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet me jo thjesht dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë të rilindjes urbane, por me arsyet, që na çojnë në këtë program. Sa më shumë përmirësohen kushte, aq më shumë bie në sy sie papranueshëm ajo që mungon”, tha ai. LEXO edhe...Koncerti i Kanye West, Rama bën krahasimin me Spanjën: Priten 49 milionë euro, 3 mijë vende pune! Ekonomia jonë do të gjenerojë 100 milionë euro Kryeministri Edi Rama bëri edhe një krahasim me gjendjen se si i gjetën qytetet kur morën detyrën. “Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin fytyrat e degradimit dhe dorëzimit para fatit të çdo qyteti,. Edhe të sheshit “Skënderbëj” të asaj kohe. Dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si vendi ku njerëzit kanë një jetë të mundshme sociale dhe gjithë çfarë e përmbledh mozaikun e rilindjes urbane me sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, çerdhet ujësjellës kanalizimet i përkisnin një faze kur Shqipëria njerëzit filluan të besojnë tek vetja, filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo thjesht nëpër male dhe 100 metra nga bregu kur notoje, por mund të ishte e bukur dhe mund të prezantohej bukur kujtdo që jetonte ose që hapte derën për vizitorë. Tani nuk jemi në fazën që na mungojnë këto. Mua më kujtohet kur mbillnim pemë në tiranë, ishte sikur jepnim shfaqje, njerëzit ndalonin dhe mblidheshin rreth pemëve. Kur kemi mbjellë kumbullat e kuqe te rruga e Kavajës, bllokohej trafiku sepse njerëzit shihni. Kishin ndjesinë që po kthehen pemët në qytet se ishin sakatuar dhe prerë nga katër anët. Sot ata që nuk kishin lindur në 2001-2002-2003, s’ia kanë idenë që 90% e pemëve që janë në rrugët e Tiranës janë mbjellë në atë fazë. Problemi është sasia dhe cilësia e gjësë. Kjo nuk është mosmirënjohje. Kjo nuk është as ndonjë kërkesë e pa justifikueshme, në ndërtojmë shkolla, dikur në fazën e parë të rilindjes urbane ishte një gjë shumë e madhe. Një standard i ri ku është sot shoqëria falë gjithë kësaj pune që kemi bërë, por ndërkohë duke qenë në këtë detyrë duhet të përballemi me këtë sfidë shumë të madhe. Dikur kërkohej një rrugë”, tha Rama. Lajmi në përditësim... Ora 12:52 ‘Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi’, Rama-kryebashkiakëve: Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të banalizohet, është proces historik Kryeministri Edi Rama thotë se programi “Rilindja Urbane 2.0” nuk është vetëm ndërtim infrastrukture, por të ndërtojnë cilësi sipas standardeve të BE. Rama u tha kryebashkiakëve se nuk mund të lejohet që çështja e anëtarësimit të banalizohet.“Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të banalizohet dhe ta ndejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Sepse është e pavërtetë. Prandaj bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. Është proces historik për 1 mijë arsye, por është proces historik edhe për ekonominë e kujtdo. Falë anëtarësimit në BE, Shqipëria e pas 10 viteve do jetë Europa e të rejave dhe të rinjve. Por nuk mund ta bëmë në rrezik këtë proces dhe nuk mund të lejojmë që një narrativë, sikur kjo është propagandë të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europa është standardi që kërkohet. Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jo vetëm infrastrukturë, cilësi jete, bashkëjetese. Nuk është të ndërtojmë më tej qytetin, por të ndërtojmë më tej komunitetin. Nuk është hajde të ndërtojmë rrugë të tjera, por të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobiliet të brendshëm dhe jo thjesht parqe dhe sheshe por marrëdhënie. Jo vetëm ekonomi, por mirëqenie.Ajo që ne kemi detyrë kombëtare, është që mos të lejojmë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se pastaj gjithçka kemi ndërtuar do shkojë me kokë poshtë, jo për ne, por për të nesërmen. Jo BE, por kthim pas dramatik, para se të jetë vonë për ata që besojnë te këto lloj ilaçesh çudibërëse ne duhet të vrapojmë më shpejt”, tha Rama. Share Ora 12:25 ‘Rilindja Urbane 2.0’, Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Programi rilindja urbane 2.0 parashikon që të gjitha bashkitë të furnizohen me autobusë elektrikë. Detajet u dhanë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se do të ndërtohet një kompani e përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë, që të furnizohen me flota të reja autobusësh elektrikë. Fillimisht do të niset me bashkitë më fluksin më të madh. Po ashtu parashikohet edhe ndërtimi i parkimeve nëntokësore e mbitokësore nëpër qytete.“Është e papranueshme që ne të synojmë të ngjitemi më lart si vend turistik dhe të besojmë se mund të ngjitemi më lart duke mirëmbajtur atë që kemi dhe duke pranuar këtë kategori ku jemi. Kategoria ku jemi sot është kategori që duhet më patjetër ta lëmë pas, sepse përndryshe do të na vërë poshtë si vend turistik. Muzetë e lokale janë një element, transporti modern është element i domosdoshmesh. Do krijojmë një kompani të përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive për të furnizuar bashkitë, duke nisur me ato që kanë fluksin më të madh të turistëve, me autobusë të një gjenerate të re. Autobusë elektrikë që do të duhet të plotësojnë shumë nevoja të rritura sidomos gjatë sezonit. Tjetër komponent janë parkimet. Nuk mundet më që ne të mos hyjmë në një fazë komplet të re të ndërtimit të parkimeve në qytete, nëntokësore, mbitokësore me të gjitha ato formula që u paraqitën këtu. Gjithçka do të bëjmë me ekonominë, në sensin e fuqizimit të subjekteve vendore, tek programi për mbështetjen e bizneseve të vogla dh et mesme me garanci sovrane. Programi dyfishoi sipërmarrjen tende, për të gjithë ata që duan financim për të dyfishuar kapacitetet, tek start up-et”, tha Rama. Share Ora 12:08 Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, s’duhet të merret me politikë! Koha që vendi të kalojë në nivel tjetër, standardi është Europa (VIDEO) Duke prezanruar programin Rilindja Urbane 2.0, kryeministri Edi Rama thotë se shoqëria është bërë më kërkekuese, kjo edhe falë punës së bërë nga mazhoranca ndër vite. Rama tha se kush mendon se shoqëria është bërë me negative, nuk duhet të merret me politikë. Ai tha se duhet të kutohet që vendi duhet të kalojmë tashmë në në një nivel tjetër.“Dikur nuk ishte problemi se si përpunohen mbetjet. Problemi ishte kur do vijë makina e plehrave që vinte një herë në javë. Sot shqetësimi është si përpunohen mbetjet, tjetër temë pastaj që pjesëmarrja në mosndotje është minimale. Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, nuk duhet të merret me politikë, nuk duhet të merret me punë që janë shërbim publik, sepse nuk e përballon dot atë që e percepton si negativitet. Kush merret me këtë punë, duhet ta ketë të ndarë mendjen që shoqëria është bërë më kërkuese, se si e shpreh është tjetër temë. Ne jemi këtu për të kuptuar se duhet kaluar në nivel tjetër dhe kjo nuk është çështje shërbimesh, është çështje ekzistenciale e shoqërisë demokratike, e një shoqërie që bazohet tek sipërmarrja për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet me kokë poshtë. Standardin e kemi vendosur vetë, është Europa dhe duhet të përputhim Europën me cdo gjë që secili në këtë vend sheh”, tha Rama. Share SI.E./ReportTv.al rilindja urbane edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.3% Jo 32.9% Disi 4.8% Vota total: 2523 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?