Lajme Zone
Rikthimi i Erion Veliajt si ironi e fatit
PolitikëPamfleti

Rikthimi i Erion Veliajt si ironi e fatit

Deri tani, këto forca kanë tentuar me këmbëngulje të marrin autorësinë e fatkeqësisë që i ndodhi kryetarit të Bashkisë së Tiranës në shkurt të vitit 2025.

Erion Veliaj / Dalja e mundshme nga paraburgimi mund të trazojë mazhorancën, por vetëm një përballje e drejtpërdrejtë me Edi Ramën do ta kthente Erion Veliajn në faktor politik... Dalja e mundshme e Erion Veliajt nga paraburgimi po komentohet prej disa orësh. Të bën përshtypje fakti se më entuziastët në këtë diskutim janë qarqet politike të opozitës, nga Partia Demokratike deri te partitë më të vogla.

Deri tani, këto forca kanë tentuar me këmbëngulje të marrin autorësinë e fatkeqësisë që i ndodhi kryetarit të Bashkisë së Tiranës në shkurt të vitit 2025.

Shpresa e tyre, ose më mirë entuziazmi, buron nga ideja se rikthimi i Veliajt në liri apo gjysmëliri do të riaktivizojë konfliktin dhe rivalitetin brenda mazhorancës. Kjo, sipas tyre, mund të sjellë një përçarje dhe t’i hapë rrugën fitores së opozitës, e cila synon ta përdorë politikisht luftën civile mes socialistëve.

Kjo ide, më shumë sesa një kompleks, është një mit i rremë, i amplifikuar me djallëzi nga “specialistët”, siç i quante i ndjeri Pjetër Arbnori socialistët.

Një mazhorancë e lodhur dhe kaq patetike sa kjo e Edi Ramës, përveçse përbën problem për shoqërinë, krijon një hapësirë të favorshme për ata që duan të projektojnë Shqipërinë pa Edi Ramën.

Një Shqipëri që, edhe pse e vogël, ka një shoqëri europiane me të gjitha defektet e saj. Një shoqëri së cilës i ka ardhur në majë të hundës që në pasqyrën përballë Edi Ramës të shfaqet një version tjetër i tij, qoftë edhe politik.

Kalimi i Erion Veliajt në një masë më të lehtë sigurie nuk mund të jetë as mallkim dhe as bekim për socialistët.

Veliaj, si figurë e fryrë ndoshta edhe përmes ekzagjerimit të inxhinierëve të imazhit të tij, është shfryrë prej kohësh. Lali i vërtetë, nëse rikthehet pranë familjes së tij tashmë më të madhe, do të përjetojë favoret e një jete që njeriu i politikës dhe i pushtetit e harron kur ndodhet në majën e piramidës, ku të gjithë e miklojnë. Kur bie në hall, të gjithë e braktisin. Kjo është jeta, një Golgotë e vërtetë.

Natyrisht, Golgota e Veliajt nuk është historia e përshkruar në Bibël, e cila mbart një kuptim metaforik të përjetshëm që shumë pak njerëz e kuptojnë.

Investimi i madh në avokatë dhe lobime tregon se Erion Veliaj mbetet një aktor i rëndësishëm i mazhorancës, i cili pas goditjes përpiqet të dalë nga situata duke trazuar ujërat me të gjitha mundësitë që ka.

Me firmën e tij, ai po përzien çorbën e valuar të pushtetit, ku gjenden të gjithë përbërësit e mundshëm. Kjo përzierje nuk do t’ia ndryshojë shijen çorbës, por vetëm do t’i bashkojë më fort shijet e saj.

Kjo çorbë shërben si ushqim për socialistët e thjeshtë, jo për “Lartgjatësinë”, që ushqehet me produkte bio në kodrat e Surrelit.

E vetmja betejë politike që mund ta rikthente fuqishëm Erion Veliajn do të ishte përballja me Edi Ramën. Jo vetëm për t’u hakmarrë, por për të dëshmuar se është pjekur politikisht dhe se mund të ofrojë diçka ndryshe nga Rama.

Sipas të gjitha gjasave, Veliaj nuk ka ndërmend ta zhvillojë këtë betejë. Deri tani nuk ka guxuar ta bëjë askush brenda Partisë Socialiste, duke nisur nga Erion Braçe dhe Elisa Spiropali. Maksimumi, ata përfshihen në një sherr për karriget që ndodhen poshtë fronit të mbretit. Kjo nuk është betejë politike, por cirku që argëton “mbretin” në sadomazokizmin e tij.

Në mandatin e katërt, Edi Rama duket i lodhur dhe është realisht shumë i lodhur. Megjithatë, çdo autokrat që kemi parë, nga Putini te Erdogani, sa më i lodhur është dukur, aq më shumë e ka forcuar pushtetin e tij, duke ngritur një rrjet që është kthyer në burimin e mbijetesës së përditshme për njerëzit e sistemit.

Intrigat e pallatit janë mjeti i preferuar i Edi Ramës dhe Veliaj, deri tani, vetëm të tilla ka prodhuar. Këto intriga mund të shërbejnë si kronika të pëlqyeshme për veshët e qytetit, por njëkohësisht e gërryejnë pushtetin nga brenda. Nga ana tjetër, ato i japin Ramës vazhdimisht ushqim për të organizuar gjueti shtrigash.

Një gjë mbetet e qartë: nëse Veliaj vendos të zhvillojë betejën e jetës së tij, duhet ta bëjë kundër Edi Ramës. Rama nuk është vetëm shënjestra reale. Veliaj ka edhe mundësinë ta godasë, sepse di shumë.

Nëse kjo ndodh, vendi hyn në një kapitull të ri politik, i cili mund të sjellë ndryshime dhe rrëzimin e status quo-së. A do ta bëjë Veliaj?

Shumë vështirë.

Jo më kot përsëritet postulati: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, do të jetë!”/Pamfletirikthimi i erion veliajt si ironi e fatit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Vizita në SHBA, Berisha: Udhëtim si në vitin 1991, do u them miqve “erdha” 4 Shtator 2026, 11:5211:52Politike Salianji kërkon drejtimin e PD-së: Berisha pengesa kryesore, Noka i paprekshëm në kupolën drejtuese 4 Shtator 2026, 11:4411:44Politike Ceremonia zyrtare në Serbi, Bushati kritikon ashpër Vuçiç: Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte 4 Shtator 2026, 11:2911:29Politike Meloni qeveria më jetëgjatë në Itali që nga Mussolini, Rama e sfidon: Tashmë duhet të thyesh rekordin tim 4 Shtator 2026, 09:2209:22Politike Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama revoltohet me Demokratët Europianë: Aludim i turpshëm 4 Shtator 2026, 07:4607:46Politike Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri? Gazeta e Brukselit zbulon prapaskenat 4 Shtator 2026, 07:2007:20Politike