Lajme Zone
Rikthehen tensionet/ Pas sulmeve të SHBA në ishullin Larak, Irani bombardon bazat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rikthehen tensionet/ Pas sulmeve të SHBA në ishullin Larak, Irani bombardon bazat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmoi dy baza amerikane në Jordani gjatë natës. Po ashtu ushtria iraniane tha se sulmoi një bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku janë të stacionuara forcat amerikane. Garda Revolucionare përdori dhjetëra dronë sulmi për të synuar zonat e bazës Al Minhad

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmoi dy baza amerikane në Jordani gjatë natës. Në një deklaratë Garda Revolucionare tha se kishte kryer një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë kundër bazave Al Azraq dhe King Hussein, duke pretenduar se kishte shkaktuar "dëme serioze". Sipas Teheranit, operacioni ishte një përgjigje ndaj bastisjes së mëparshme amerikane në ishullin Larak në Ngushticën e Hormuzit. Po ashtu ushtria iraniane tha se sulmoi një bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku janë të stacionuara forcat amerikane. Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror, Garda Revolucionare përdori dhjetëra dronë sulmi për të synuar zonat e bazës Al Minhad, ku janë të stacionuar helikopterë dhe trupa amerikane. LEXO EDHE:SHBA/ Përmbytje masive në 'Grand Canyon', rreth 15 alpinistë dyshohen të zhdukur! Një i vdekur Ushtria amerikane kreu të dielën sulme ndaj ishullit iranian Larak, ku forcat e Iranit ishin vëzhguar duke u përgatitur për të lëshuar raketa me mina drejt Ngushticës së Hormuzit. Ky ishte sulmi i parë i SHBA-së ndaj Iranit pas më shumë se një muaji. Sipas zyrtarit amerikan, forcat e SHBA-së goditën dy sisteme iraniane për lëshimin e raketave në ishull. Banorët e zonës raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim pranë ishullit Larak të dielën, bëri të ditur agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars. Ishulli Larak ndodhet pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, e cila vijon të jetë në qendër të tensioneve rajonale dhe përpjekjeve diplomatike. lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:51 Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Presidenti iranian: Nuk kërkojmë luftë, por do të përgjigjemi nëse sulmohemi Irani “nuk kërkon luftë”, por “nuk do të qëndrojë kurrë duarkryq përballë asnjë agresioni”. Kështu deklaroi presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke iu referuar sulmit amerikan ndaj ishullit Larak.Deklarata u bë përpara nisjes së tij drejt Bishkekut, kryeqytetit të Kirgistanit, ku pritet të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.“Irani do t’u japë një përgjigje të vendosur agresorëve”, shtoi Pezeshkian, sipas agjencisë Fars.“Paqëndrueshmëria dhe trazirat në rajon nuk janë në interes të asnjë vendi dhe do të përbëjnë një sfidë për të gjithë”, deklaroi presidenti iranian. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 09:44 Anija cisternë përfshihet nga flakët në Hormuz pas shpërthimi të dy minave Irani tha se një anije cisternë nafte u përfshi nga flakët pranë Ngushticës së Hormuzit pas shpërthimit të dy minave detare, sipas mediave shtetërore. "Një anije cisternë që përpiqej të kalonte një rrugë të paligjshme në jug të Ngushticës së Hormuzit u përfshi nga flakët pas shpërthimit të dy minave detare ", tha Garda Revolucionare në një deklaratë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.1% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 1389 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?