Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rikthehen reshjet e shiut, temperaturat zbresin në 5 gradë celcius! Parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)


Pasditja pritet të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve dhe intervale me diell. Në orët e mbrëmjes parashikohet mot kryesisht i kthjellët.

Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në zona të caktuara të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira, ndërsa gjatë paradites pritet shtim i mundësisë për reshje. LEXO edhe...Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë në zonën e Ujit të Ftohtë! Përroi del nga shtrati, bllokohet rruga drejt Jonufrës (VIDEO) Shiu parashikohet të jetë më i pranishëm gjatë orëve të mesditës, kryesisht në intervalin 11:00–14:00, ndërsa mundësia e reshjeve gjatë ditës arrin në rreth 56 %. Pasditja pritet të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve dhe intervale me diell. Në orët e mbrëmjes parashikohet mot kryesisht i kthjellët. Vlerat maksimale të temperaturave pritet të arrijnë deri në 21 gradë Celsius, ndërsa minimalet mund të zbresin në 5 gradë Celsius, në varësi të zonës. Temperaturat do të jenë më të ulëta gjatë mëngjesit dhe natës, ndërsa orët e mesditës do të karakterizohen nga kushte më të buta termike. R.Xh/E.H/ReportTv.al temperatura te uleta reshje shiu parashikimi i motit moti Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.8% Vota total: 15365 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?