Lajme Zone
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në veri të vendit.

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në veri të vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër punimet e realizuara në këtë aks rrugor. Ky investim konsiderohet strategjik për zhvillimin e zonës, pasi lehtëson lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si dhe pritet të ndikojë në rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të zonave përreth.