Disa ditë më parë, Shqipëria kreu misionin e gjashtë të riatdhesimit nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, dy grave dhe tre të miturve. Për këtë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane me anë të një mesazhi, ku shpreh vlerësimin ndaj Shqipërisë, duke e quajtur një fitore për këtë familje dhe për sigurinë globale.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, shkruan Ambasada. Top Channel

