Lajme Zone
Riaktivizohet zjarri në Qafë Helmes të Bulqizës, flakët afrohen drejt fshatit Koçaj. Kërkohet ndërhyrja nga ajri
Të tjeraTop Channel

Riaktivizohet zjarri në Qafë Helmes të Bulqizës, flakët afrohen drejt fshatit Koçaj. Kërkohet ndërhyrja nga ajri

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, Bashkia Bulqizë.

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, Bashkia Bulqizë. Sipas pamjeve të siguruara nga Top Channel, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke djegur masive pyjore me ah dhe pisha. Situata paraqitet shqetësuese, pasi zjarri po përparon dhe po afrohet në drejtim të fshatit Koçaj.

Terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërsa përballja me flakët kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ajri.

Banorët dhe autoritetet lokale bëjnë apel për ndërhyrje urgjente me mjete ajrore, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe rrezikimin e zonave të banuara.

Situata mbetet kritike dhe kërkon angazhim maksimal të strukturave të emergjencave për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Top Channel