Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më herët të izolonin vatrën dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit, errësira e bëri të pamundur shuarjen e plotë të flakëve. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë të monitorojnë situatën dhe pritet që me përmirësimin e kushteve të rifillojnë ndërhyrjen për neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit. Situata mbetet nën vëzhgim për të parandaluar riaktivizime të tjera. Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

