Lajme Zone
Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët; vatër e madhe edhe në Tiranë
EkonomiPamfleti

Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët; vatër e madhe edhe në Tiranë

Situata nga zjarret është rënduar në Krujë, ku përhapja e shpejtë e flakëve ka vënë në rrezik zonat e banuara dhe ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin e qytetarëve.

Riaktivizimi i zjarrit në Krujë ka detyruar evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”, ndërsa një tjetër vatër e madhe është përhapur në Daias të Tiranës, ku po ndërhyhet edhe nga ajri. Situata nga zjarret është rënduar në Krujë, ku përhapja e shpejtë e flakëve ka vënë në rrezik zonat e banuara dhe ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin e qytetarëve.

Në lagjen “Abaze”, banorët janë larguar nga shtëpitë për shkak të afrimit të zjarrit dhe rrezikut për jetën dhe pronën.

Përhapja e flakëve po favorizohet nga erërat dhe bimësia e tharë, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke e afruar zjarrin pranë banesave.

Ndërkohë, një tjetër front zjarri është hapur në Daias të Tiranës. Zjarri, i raportuar prej rreth një ore, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka përfshirë një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre.

Pamjet tregojnë shtëllunga të dendura tymi që kanë mbuluar zonën dhe janë të dukshme edhe nga distanca të largëta. Zjarri në Daias, Tiranë Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës. Operacionit i është bashkuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore, i cili po ndërhyn nga ajri.

Pavarësisht përmasave të zjarrit në Daias, deri tani nuk raportohet rrezik për banesat. Flakët janë përqendruar kryesisht në një zonë me shkurre dhe bimësi të dendur.

Kujtojmë se, dy vatrat në Halil dhe Krastë janë shuar gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që ditën e sotme, efektivë të Forcave të Armatosura, Zonave të Mbrojtura dhe Emergjencave Civile kanë vijuar punën në terren. Në Krastë-Halil operuan 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Nga ana tjetër edhe në disa zona të tjera të Bashkisë Krujë janë evidentuar vatra të vogla zjarri, por që janë shuar plotësisht. Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren, ndërsa situata mbetet nën monitorim të pandërprerë. Zjarr në Priskë të Madhe, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve

12 Gusht, 17:30 zjarr vatra kruje tirane evakuuim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në Priskë të Madhe, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve 12 Gusht 2026, 17:3017:30Aktualitet Temperatura deri në 42°C, ISHP paralajmëron qytetarët: Kujdesi në kohë mund të shpëtojë jetë 12 Gusht 2026, 16:0116:01Aktualitet Nga Dajti në Lurë e Përmet/ 9 vatra aktive në 6 qarqe, mbi 450 forca në betejë me flakët 12 Gusht 2026, 14:5514:55Aktualitet Betejë nga toka dhe ajri/ Flakët përhapen në Drenije, alarm pranë banesave në Krujë 12 Gusht 2026, 13:2513:25Aktualitet Kërcënohen me jetë gazetarja dhe grupi i xhirimit të "Ora News", policia shpall në kërkim Sinan Hamdi Idrizin 12 Gusht 2026, 13:1613:16Aktualitet Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, 220 forca dhe dy avionë në betejë me flakët 12 Gusht 2026, 12:5312:53Aktualitet