Lajme Zone
EkonomiReport TV

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)


Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve ai që vështirëson operacionin ku janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Ndërkohë dy avionë 'Air Tractor' të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen Zjarri në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të 'Albanopolis-it, është shuar pas ndërhyrjes

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve ai që vështirëson operacionin ku janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Ndërkohë dy avionë 'Air Tractor' të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen Zjarri në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të 'Albanopolis-it, është shuar pas ndërhyrjes me dy helikopterë dhe forcave zjarrfikëse nga toka. Nuk ka më vatra as në Abaze, vendin nga ku nisën flakët. LEXO edhe...Lëvizte me pistoletë në Durrës, arrestohet suedezi! Në pranga edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë në një banesë (VIDEO) Vijon zjarri në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat. E njëjta situatë përsëritet në malin e Nemërçkës në Përmet ku zjarri ka rënë në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë. Nën monitorim mbetet zona e Dajtit. Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës u rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për të cilën ndërhynë banorët dhe zjarrfikësit, mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërkohë janë shuar vatrat në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë. Për operacionet në këto 24 orë janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. Lajm në përditësim... Ora 11:41 Patos/ Zjarri në Drenie kërcënon banesat, banorët: Rrezikon edhe pishat, ‘mushkërinë e Myzeqesë’! Përpiqemi të shpëtojmë sa mundim Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit. Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, po ndërhyhet edhe nga ajri me 2 avionë zjarrfikës.Edhe banorët po përpiqen të japin kontributin e tyre për shuarjen e flakëve me ç’të munden.“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mhemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë”, thotë një prej tyre.Një tjetër banor shpreh shqetësim për djegien e pishave “mushkërisë së Myzeqesë.”“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thotë ai. Share Ora 10:30 Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro. Share Ora 10:15 Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO) Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm. Share Ora 09:29 Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO) Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës. Share Ora 08:28 Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO) Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al Durres zjarret 2026 krujë Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.2% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2075 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?