Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë disa toka bujqësore në fshatin Derven të Krujës, duke djegur kallamishte dhe mbetje të parcelave me misër.
Zjarrfikësit e Krujës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit. Megjithatë, pas shuarjes së flakëve, zjarri është riaktivizuar, duke detyruar shërbimet zjarrfikëse të rikthehen sërish në terren.
Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet përkatëse. Zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet zjarri në Derven të Krujës

