Lajme Zone
Rezultatet e ‘Pisa 2025’/ Shqipëria rritje në renditje, por gjysma e nxënësve 15-vjeçarë janë analfabetë funksionalë
PolitikëShqiptarja

Rezultatet e ‘Pisa 2025’/ Shqipëria rritje në renditje, por gjysma e nxënësve 15-vjeçarë janë analfabetë funksionalë

Në Bratislavë janë publikuar këtë të martë rezultatet e PISA 2025, ku nxënësit 15-vjeçar, pra që kanë përfunduar sistemin e detyrueshëm shkollor, vlerësohen për njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Shqipëria shënon rritje të ndjeshme te piket, por vijon të jetë nën mesataren e OECD-së.

Shqipëria shënon përmirësim të ndjeshëm në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025 për nxënësit 15-vjeçarë krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga OECD, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 në shkencë dhe 408 në lexim. “Në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë”, thotw Kumbaro. Sipas rezultateve të publikuara në Konferencën e Bratislavës, Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin i Zi, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa udhëheq klasifikimin në matematikë së bashku me Malin e Zi. LEXO EDHE:Del udhëzimi/ Inteligjenca artificiale në klasa, nxënësit dhe mësuesit mund të përdorin Chat Gpt! Sfidë shmangia e kopjimit dhe dezinformimi Megjithatë, rezultatet tregojnë se vendi vijon të ketë një hendek të konsiderueshëm me mesataren e vendeve të OECD-së. Mesatarja e OECD-së është 463 pikë në matematikë, 482 në shkencë dhe 461 në lexim. Diferenca është veçanërisht e dukshme kur shihet përqindja e nxënësve që arrijnë të paktën nivelin bazë të aftësive, Nivelin 2. Në shkencë këtë nivel e arrijnë rreth 61% e nxënësve shqiptarë, kundrejt 74% në OECD. Në matematikë janë 55%, ndërsa mesatarja e OECD-së është 65%. Në lexim, vetëm gjysma e nxënësve shqiptarë 15-vjeçarë, rreth 50%, arrijnë Nivelin 2, krahasuar me 69% në OECD. Pra 1 në 2 nxënës, që tashmë kanë mbaruar sistemin e detyruar arsimor me klasën e nëntë, nuk kupton atë që lexojnë. Edhe në zgjidhjen kompjuterike të problemeve rezultatet mbeten më të ulëta. Vetëm 36% e nxënësve shqiptarë arrijnë nivelin bazë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 64%. Përqindja e nxënësve me performancë shumë të lartë mbetet e ulët. Vetëm rreth 2% e nxënësve shqiptarë arrijnë nivelet më të larta në matematikë dhe rreth 1% në shkencë, ndërsa në lexim pothuajse asnjë nxënës nuk arrin Nivelin 5 ose më lart. Rezultatet nxjerrin në pah edhe një diferencë mes vajzave dhe djemve. Vajzat janë më mirë në shkencë dhe veçanërisht në lexim. Në shkencë ato kanë 443 pikë, kundrejt 426 të djemve, ndërsa në lexim 423 kundrejt 391 pikëve. Në matematikë avantazhi është në favor të djemve, me 435 pikë kundrejt 431 të vajzave. Në vlerësimin PISA 2025 morën pjesë rreth 5 mijë e 959 nxënës nga 160 shkolla të vendit, të cilët përfaqësojnë rreth 22 mijë e 800 15-vjeçarë në Shqipëri. Pjesëmarrja e shkollave në Shqipëri ishte rreth 76%, ndërsa shkollat me më pak se 21 nxënës të kualifikueshëm nuk u përfshinë në testim. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: OECD PISA Mirela Kumbaro ministria e arsimit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 1686 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?