Thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!” dhe “Rama, dorëheqje!” kanë pushtuar zonën përballë Kuvendit, ku protestuesuit janë mbledhur në ditën e 54-t të protestës së tyre. Demonstruesit janë pozicionuar përballë kordonit të Policisë së Shtetit, e cila ka vendosur masa të shtuara sigurie dhe ka rrethuar me gardhe metalike hyrjet drejt Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare. Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës. Me pankarta dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vazhdim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
