Lajme Zone
“Revoltë” në Turqi kundër 'Shtetit Bektashi' të Ramës, kërkohet ndërhyja e Erdoganit!
PolitikëPamfleti

“Revoltë” në Turqi kundër 'Shtetit Bektashi' të Ramës, kërkohet ndërhyja e Erdoganit!

Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga teologu dhe shkrimtari turk Cemil Kılıç. Në një postim në platformën X, ai kërkon që Turqia të ndërmarrë hapa konkretë kundër krijimit të shtetit të propozuar në Shqipëri dhe të formalizojë njëkohësisht pozicionin e Hacıbektaşit si qendër e bektashizmit.

Foto ilustruese Kundërshtimet në Turqi ndaj projektit të Edi Ramës për krijimin e një “Shteti Bektashi” në Tiranë po shtohen. Pas forumit të zhvilluar në Hacıbektaş dhe deklaratës që sfidoi projektin shqiptar, teologu Cemil Kılıç kërkon hapa më të fortë nga shteti turk, mosnjohjen e Baba Mondit dhe shpalljen e Hacıbektaşit si qendër të bektashizmit botëror. Vijon “revolta” në Turqi kundër planit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “Shteti Bektashi” në Tiranë. Vetëm pak ditë pas sinjaleve të forta që erdhën nga forumi i zhvilluar në Hacıbektaş, zëra të tjerë turq po kërkojnë që Ankaraja të mbajë një qëndrim edhe më të prerë ndaj projektit.

Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga teologu dhe shkrimtari turk Cemil Kılıç. Në një postim në platformën X, ai kërkon që Turqia të ndërmarrë hapa konkretë kundër krijimit të shtetit të propozuar në Shqipëri dhe të formalizojë njëkohësisht pozicionin e Hacıbektaşit si qendër e bektashizmit.

“Turqia duhet të ndërmarrë hapa më efektivë kundër përpjekjeve për të krijuar një shtet bektashi në Shqipëri. Turqia duhet ta njohë zyrtarisht bektashizmin dhe, për shkak të kushteve të reja që janë krijuar, të shpallë distriktin Hacıbektaş si qendrën e bektashizmit botëror. Bektashizmi duhet të mbështetet në Turqi”, shkruan Kılıç.

Kërkesat e tij shkojnë më tej. Kılıç kërkon që shteti turk të njohë një Dedebaba në Turqi, ta përfshijë atë në protokollin shtetëror dhe t'i japë Hacıbektaşit një status të posaçëm fetar. Arnavutluk'ta bir Bektaşî devletinin kurulma çalışmalarına karşı Türkiye daha etkili adımlar atmalıdır. Türkiye, Bektaşiliği resmen tanıyıp oluşan yeni koşullar gereği Hacıbektaş ilçesinin dünya Bektaşîliğinin merkezi olduğunu ilan etmelidir. Türkiye'de Bektaşîlik…

— Cemil KILIÇ (@m_cemilkilic) September 8, 2026 “Dedebaba legjitim bektashi në Turqi duhet të njihet nga shteti dhe të përfshihet në protokollin shtetëror. Distrikti Hacıbektaş duhet të vendoset nën një strukturë që është nën kontrollin e shtetit tonë, por autonome në aspektin e besimit”, vijon ai.

Por pjesa më e drejtpërdrejtë e reagimit prek Shqipërinë dhe drejtuesin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, Baba Mondin. Kılıç kërkon hapur refuzimin e projektit shqiptar dhe mosnjohjen e Baba Mondit si udhëheqës botëror të bektashinjve.

“Formacioni në Shqipëri duhet të refuzohet. Duhet të shpallet se Baba Mondi nuk është Dedebaba. Vendimet në deklaratën përfundimtare të takimit të baballarëve bektashinj, të publikuar javën e kaluar në Hacıbektaş, duhet të zbatohen urgjentisht. Duhet të theksohet në nivel universal se bektashizmi është një urdhër turk”, shkruan Cemil Kılıç. Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror 5 Shtator, 17:53 Reagimi vjen pas forumit “Bektashizmi në Anadoll dhe Ballkan nga historia deri në ditët e sotme”, të zhvilluar në Hacıbektaş, ku përfaqësues të traditës bektashiane nga Anadolli dhe Ballkani diskutuan të ardhmen e këtij komuniteti. Siç raportoi “Pamfleti” pak ditë më parë, deklarata përfundimtare e forumit solli një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj projektit të Tiranës dhe pretendimit për ta vendosur qendrën botërore të bektashizmit në Shqipëri.

Por reagimi i Cemil Kılıç nuk është i izoluar. Kritika të forta ndaj projektit të Ramës janë shfaqur edhe në mediat turke.

Në një analizë të publikuar në “Haber Değer”, me titull “Ëndrra e Vatikanit në Tiranë, realitetet në Hacıbektaş”, autori Soner Erdoğan e vendos hapur përballë projektin e shpallur nga Rama me traditën historike dhe shpirtërore të bektashizmit.

Erdoğan kujton se Rama njoftoi vitin e kaluar synimin për krijimin në Tiranë të një shteti bektashi të ngjashëm me Vatikanin dhe ngre pikëpyetje mbi motivet e një projekti të tillë. Sipas tij, iniciativa nuk mund të shihet vetëm si çështje fetare apo kulturore, pasi prek edhe ekuilibra politikë e ndërkombëtarë në Ballkan. Pse “Shteti Bektashi” po e nxjerr Erdoganin nga binarët?

10 Shtator, 14:38 Autori e formulon kundërshtimin përmes një pyetjeje të drejtpërdrejtë: çfarë përfaqëson vendosja e një tradite që për shekuj nuk ka synuar të krijojë shtet brenda kufijve të një entiteti me pasaportë? Përgjigjja e tij është kategorike: “Nuk përfaqëson thelbin e bektashizmit.”

Sipas Erdoğan, bektashizmi nuk është ndërtuar historikisht si projekt politik apo si qendër pushteti tokësor, por si një traditë shpirtërore e përqendruar te njeriu. Për këtë arsye, ai paralajmëron se futja e tij brenda kufijve të një projekti shtetëror rrezikon ta shkëpusë nga konteksti historik dhe shpirtëror.

“Ta burgosësh këtë botëkuptim brenda kufijve të një projekti shtetëror sjell me vete rrezikun e shkëputjes së tij nga konteksti historik dhe shpirtëror”, argumenton Erdoğan, i cili kritikon edhe përpjekjet për ta ripërcaktuar bektashizmin ballkanik përmes projekteve të sotme politike.

Për autorin turk, përgjigjja ndaj projektit që vjen nga Tirana është dhënë pikërisht në Hacıbektaş. Ai vë përballë idenë e krijimit të kufijve të një shteti të ri dhe takimin e përfaqësuesve bektashinj nga Anadolli e Ballkani në vendin që Turqia e konsideron qendër të kujtesës së kësaj tradite. /Pamfletishteti bektashi rama erdogan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama 'kërcënon' administratën: Çdo shkelje afati do ketë kosto 12 Shtator 2026, 14:2214:22Politike Ina Zhupa akuza Ramës: Shqipëria nuk është pronë e Ronëve dhe Agasëve! 12 Shtator 2026, 14:1714:17Politike Rrethimi i madh: Edi Rama përballë protestës dhe kritikave të së majtës ndërkombëtare 12 Shtator 2026, 13:2513:25Politike Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku shënjestron Ramën: Tre ishujt e pushtetit si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria 12 Shtator 2026, 12:3212:32Politike Modernizimi i ushtrisë, SHBA zyrtarizojnë huanë 302 milionë dollarë për Shqipërinë 12 Shtator 2026, 12:1312:13Politike Prishtina marshon për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Farsa drejt fundit, Hashim Thaçi do të triumfojë! 12 Shtator 2026, 10:3810:38Politike