Lajme Zone
Revoltë në burgun italian: Shqiptarët u vënë flakën qelive, kërkojnë ndihmë
TeknologjiJOQ Albania

Revoltë në burgun italian: Shqiptarët u vënë flakën qelive, kërkojnë ndihmë

Një situatë e tensionuar raportohet se po zhvillohet në një burg në Pisa, Itali, ku ndodhen edhe disa shtetas shqiptarë.

Një situatë e tensionuar raportohet se po zhvillohet në një burg në Pisa, Itali, ku ndodhen edhe disa shtetas shqiptarë.

Sipas një denoncimi të mbërritur, situata është përshkallëzuar brenda ambienteve të burgut ku ka pasur përplasje, dëmtime të ambienteve dhe ndërhyrje të forcave të policisë.

Mësohet se disa prej të burgosurve janë rikthyer në sektor dhe se në qelitë e tyre janë vendosur pajisje GPS, ndërsa ata kanë ngritur akuza ndaj një drejtuesi të burgut për futjen e sendeve të ndaluara, përfshirë telefona, alkool dhe lëndë narkotike. Po ashtu, pretendohet se gjatë situatës janë përdorur mjete tymuese apo mjete të ngjashme.

Të afërm të disa prej të burgosurve shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe kërkojnë që ngjarja të bëhet publike dhe të verifikohet sa më parë nga autoritetet italiane.

Ndërkohë e gjithë situata kaotike është transmetuar LIVE në TikTok.