Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Revoltat masive/ “Bulevardi u zbraz nga Flamingot, kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve!”, Rama flet për armiq të jashtëm: Ustallarë malinj që duan vetëm kaos!


Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se protestat masive kundër tij dhe qeverisë, kanë pas armiq të huaj të Shqipërisë, duke iu referuar në këtë rast Iranit.

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se protestat masive kundër tij dhe qeverisë, kanë pas armiq të huaj të Shqipërisë, duke iu referuar në këtë rast Iranit. Ai tha se tashmë në bulevard nuk ka më flamingo, por kanë ngelur vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve. “Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty ngelën puplat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve, dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shoh veprën aty ku sot sheh atdheun e tij në shitje. As këto bashkë nuk mjaftojnë që të mbyllin këtë hendek. Fokusohuni te përjetimet e njerëzve. Midis faktit tonë dhe njeriut të zakonshëm hapet një hendek i atillë, e ka realizuar rënia e besimit të tij. Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa renë e mbingarkuar të të dhënave digjitale në Bulevardin e Flamingove, që çoi sinjal në të gjithë anët e globit. Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues në mediat botërore, dhëndri dhe bija e tij, e Trump. Zvërnec dha videon revoltuese, Flamingo dha pamjet magjepsëse dhe pjesën tjetër e bëri algoritmi. Zelli i kundërshtarëve të gjithandejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh për çdo çast, ku Bulevardi u transformua në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishte e njerëzve të thjeshtë. Ndaj përgjigja për ta duhet të jetë nga ne dhe jo e sharlatanëve. “O burra të rrëzojmë diçka, të rregullojmë ndonjë gjë dhe të kapim diçka”. Ishte qëllimi i tyre. Ata nuk e krijuan protestën por e kapën. Tani po rrotullohen drejt plagës. Zemra e protestës ka shtegtuar, bashkë me flamengot. Ata nuk janë armiq të Shqipërisë, por bijë të saj. Nuk e dinë se ku po shkojnë, pasi janë mish përtokë i armiqve dhe dashakeqeve të Shqipërisë.

I kemi të dokumentuar armiqtë e jashtëm. Çfarë interesi kanë ustallarët malinj? Zero. As për qeverinë dhe popullin dhe për opozitën, por duan vetëm kaosin. Duan që shqiptarët mos t’i besojnë më askujt, as qeverisë. Një demokraci pa besim, është shesh për çdo përshesh. Fakti që për herë të parë Shqipëria përjetoi shijen e të keqes për ndasi fetare, që u manifestuan për turpin e të gjithëve ne ishte qëllimi i tyre.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kryeministri Edi Rama