Pas revoltës së ndodhur në 1 tetor në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, ngjarje e cila u transmetua drejtpërdrejt në Tik Tok, katër të burgosurve, tre prej të cilëve shqiptarë dhe një kolumbian janë marrë të pandehur si organizatorë. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët e akuzuar për drejtimin e revoltës janë Ilber Arshi (39 vjeç), Andrea Petroniq (43 vjeç) dhe Daniel Myrtaj (24 vjeç). Ky i fundit ishte personi që realizoi transmetimin ‘live’ nga qelia, për ç’ka ngarkohet edhe me akuzën e përdorimit të paligjshëm të telefonit brenda institucionit të ekzekutimit të vuajtjes së dënimit. Personi i katërt i përfshirë si organizator është shtetasi kolumbian Jerson German Bolanos (39 vjeç). Përveç organizimit të trazirave, katër të akuzuarit përballen edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, pasi dëmtuan rëndë një pjesë të madhe të sektorit ku vuanin dënimin. Për shkak të rrezikshmërisë, ata janë transferuar menjëherë në burgje të tjera të rajonit të Toskanës, nën masa më të rrepta sigurie. LEXO EDHE:Pësoi goditje në tru ndërsa ndodhej në tragetin e linjës Greqi-Ankona, evakuohet me helikopter 49-vjeçarja shqipare Revolta shpërtheu rreth orës 19:00 dhe degjeneroi në përplasje fizike mes të dënuarve dhe efektivëve të Policisë Penitenciare. Për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, në ambientet e burgut ndërhynë edhe disa mjete autoambulancë. Sipas gjyqtarit të që po heton paraprakisht çështjen, Domenico Vatrano, pjesëmarrësit kryen akte të hapura dhune, kërcënime dhe rezistencë ndaj urdhrave të forcave të rendit. Veç katër organizatorëve, autoritetet kanë identifikuar deri tani edhe 16 të burgosur të tjerë të përfshirë në trazira, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë. Gjatë transmetimit në TikTok, të burgosurit dolën me fytyra të zbuluara dhe pretenduan se ishin dhunuar me shkopinj gome nga gardianët. Ata gjithashtu ërkuan më shumë privatësi, duke deklaruar se kishin të drejtë të flisnin lirshëm në qelitë e tyre pa pasur frikë se po përgjoheshin. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Daniel Myrtaj Andrea Petroniq Ilber Arshi tik tok itali shqiptarët në itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.6% Jo 21.6% Nuk e di 7.9% Vota total: 751 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
