Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi


Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe marshimi në rrugët e Tiranës.

Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe marshimi në rrugët e Tiranës. Për 96 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të tij. Me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “lironi çunat”, “lironi gocat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët vijojnë marshimin. Ndërsa në protestën e djeshme u bashkuan edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”. Mbërritja e tyre u shoqërua nga thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Ndërkohë, vëmendja e protestuesve po zhvendoset drejt 7 shtatorit, kur aksioni pritet të arrijë në ditën e 100-të.

Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit të së mërkurës, për atë ditë synohet një mobilizim më i madh dhe protestuesit kanë deklaruar se do të tentojnë të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb