Lajme Zone
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Vendimi i emërimit të Klodiana Spahiut u mor sot (3 shtator) në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi me ministrat.

Evis Sala-Klodiana Spahiu Pas dorëheqjes së Evis Salës, Rama emëron Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post.

Vendimi i emërimit të Klodiana Spahiut u mor sot (3 shtator) në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi me ministrat.

Klodiana Spahiu është deputetë e PS për qarkun e Durrësit, ndërsa aktualisht mban edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

"Znj.Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë.", njofton ndër të tjera Kryeministria.

Emërimi i deputetes së PS-së, Klodiana Spahiu, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vjen pas dorëheqjes së Evis Salës, e cila e drejtoi këtë dikaster për gati një vit.

Sala ia kishte komunikuar vendimin për t’u larguar kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa një ditë më pas mori pjesë për herë të fundit në mbledhjen e qeverisë në cilësinë e ministres.

Pas publikimit të lajmit, Sala konfirmoi largimin, duke sqaruar se vendimi lidhej me angazhimet e saj ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor. Në reagimin e saj, ajo falënderoi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë.

Kush është Klodiana Spahiu

Spahiu ka lindur më 22 maj 1973 në Durrës. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 1997. Në periudhën 1998-2002 është specializuar në Kardiologji pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Gjatë karrierës së saj profesionale, Spahiu ka kryer disa specializime në fushën e kardiologjisë joinvazive, përfshirë ekokardiografinë, PU-EKG dhe Eko-Doppler të karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë “Agostino Gemelli”, në Romë.

Në vitet 2003-2004 ka vijuar studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa në vitin 2005 ka kryer specializim në Kardiologjinë Invazive, kateterizimin dhe koronarografinë e zemrës në Spitalin “Santa Chiara” në Pisa të Italisë.

Në vitet 2012-2014 ka përfunduar masterin profesional në Menaxhim Shëndetësor.

Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekes në Klinikën e Parë të Kardiologjisë në QSUT dhe gjatë viteve 2003-2009 ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në Spitalin e Durrësit. Më pas është zgjedhur drejtore e këtij spitali.

Paralelisht, ajo ka pasur edhe një angazhim në fushën akademike. Në vitet 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2006 ka qenë pedagoge e jashtme e fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO” në Tiranë.

Prej vitit 2008 e në vazhdim ka qenë docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban gjithashtu titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Në politikë, Klodiana Spahiu është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009. Gjatë viteve të aktivitetit parlamentar ka qenë pjesë e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si dhe ka drejtuar apo qenë anëtare e grupeve të miqësisë, gjithashtu edhe nënkryetare e Kuvendit.rama klodiana spahiu ministre të shëndetësisë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Do bëj portal”/ Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen 3 Shtator 2026, 12:1412:14Politike Tabaku shpërthen ndaj Ramës: Gjoba po përdoret si mjet shantazhi, bizneset po paguajnë ‘taksën e korrupsionit 3 Shtator 2026, 11:4011:40Politike Rama sulmon KLGJ-në dhe KLP-në për rritjen e pagave: Janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi 3 Shtator 2026, 11:2211:22Politike Rama paralajmëron të tijët: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale 3 Shtator 2026, 11:2011:20Politike Zgjedhjet lokale, Vaterloja e pushtetit të Edi Ramës 3 Shtator 2026, 11:0711:07Politike Rama “kërcënon” ministrat: Nuk mjaftojnë më takimet, fotografitë dhe propaganda 3 Shtator 2026, 11:0211:02Politike