Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me revoltën studentore që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër. Bushati në një video-mesazh shprehet se Partia Socialiste duhet të ndajë fatin e Shqipërisë nga ai i pushtetit. Teksa mbështet protestat e studentëve, ish-kreu i diplomacisë thekson se rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si plaçkë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kosto të papërballueshme jetese, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror. Si prind jam me të rinjtë që kërkojnë një jetë me dinjitet në atdheun e tyre.
Si njeri i botës universitare mbështes plotësisht kërkesat e studentëve. E ardhmja do të përcaktohet nga aspirata, revolta dhe energjia e një brezi që nuk pranon të pajtohet me atë çka u ofrohet si normalitet.
Si qytetar jam kundër akteve të dhunës dhe kundër brutalitetit të policisë.
Kur Shqipëria është gjendur përpara një kthese të madhe, të rinjtë kanë ditur ti paraprijnë ndryshimit. E bënë këtë në vitin 1990. U përpoqën në vitin 1996. Por kërkesat e tyre u shpërfillën, çka paralajmëroi tmerrin e vitit 1997.
Prej muajsh rinia shqiptare është rikthyer në sheshe duke shpalosur një pasion që rreh veç në gjokset e këtij brezi. Nuk është gjithmonë i shprehur qartë, e rrallëherë është i disiplinuar.
Rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si plaçkë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kosto të papërballueshme jetese, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.
Injorimi i kërkesave të të rinjve dhe strategjia e përçarjes mes flamingove dhe sorrave dështoi. Nuk do të funksionojë përpjekja për ti ndarë të rinjtë në të mirë e të këqinj. As gjuha kërcënuese ndaj tyre, prindërve dhe medias. Shkopat e gomës, gazi lotsjellës, uji i hedhur me presion, apo motivimi financiar i policëve nuk e shuan dot revoltën e një brezi që di për shumë skandale dhe jeton mes vështirësive të panumërta. Aq më pak kërkimi i fajtorëve te ‘forcat e huaja’ në një shoqëri europiane, thellësisht pro-amerikane.
Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re. Tani është detyrë e mësuesve, prindërve, sipërmarrësve, punëtorëve, akademikëve, dhe po, para së gjithash, e Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që e thërret koha. Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë. bushati rama revolta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Autokrati Edi Rama dhe fabula qesharake e Europës! 20 Tetor 2026, 16:2716:27Forum Studentët kanë gjithmonë të drejtë! 20 Tetor 2026, 09:4809:48Forum Qeveria nuk ka faj asnjëherë 19 Tetor 2026, 22:5522:55Forum Nga Parisi në Tiranë, zemërimi del në rrugë: Qeveritë përballë një brezi që kërkon ndryshim 19 Tetor 2026, 19:3219:32Forum Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik? 19 Tetor 2026, 19:1819:18Forum Kriza kombëtare ante portas… 19 Tetor 2026, 15:2315:23Forum

