Krenar Ahmeti, mori pjesë në protestën e 71-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka hedhur akuza lidhur me përdorimin e fondeve amerikane dhe teknologjisë në funksion të institucioneve shtetërore. Gjatë fjalës së tij në protestë, ai ngriti pikëpyetje mbi një kredi prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se një pjesë e saj do të përdoret për blerjen e programeve kompjuterike që, sipas tij, do të mbështesin algoritmin e kryeministrit. “Pse u morën 302 mln dollarë nga shteti amerikan, kredia? Nga kjo kredi një e dyta do të blihen software që të mbështesë algoritmin e zotit kryeministër”, u shpreh qytetari.
Ai vijoi me pretendime për strukturat që do të administronin këto teknologji, duke thënë se ato do të ishin nën komandën e strukturave të sigurisë dhe ushtrisë. Në pjesën tjetër të fjalës, qytetari foli për zhvillimet brenda mazhorancës, duke pretenduar se ka përçarje në radhët e saj.
“Ka një krisje brenda grupit, mezi po presin t’ia heqin një tullë. Dhe shumë shpejt do t’ia heqin… Do të na e bëjnë më të lehtë punën”, deklaroi ai.
Në fund, ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar vijimin e protestave.
“Zoti Rama, mos të zërë gjumi se do të marrë deti… Mos e lëshoni frontin, në shesh do t’i themi që do ta largojmë”, u shpreh qytetari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

