Një revansh i protestuesve është shënuar në këtë moment nga ana e protestuesve. Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të policisëve pranë selisë së PS-së. Efektivët janë vendosur në mbrojtje të selisë të Partisë Socialiste. Protestuesit kanë përdorur molotovë dhe mjete piroteknike. Vatra zjarri janë përhapur pranë selisë së PS-së. Policia ka qëlluar protestuesit me plumba gome. Protestuesit kanë thënë se nuk do të tërhiqen derisa kryeministri i vendit Edi Rama të japë dorëheqjen. Sot në protestë kombëtare janë bashkuar fraksione të ndryshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta PS
