Lajme Zone
Reuters i bën jehonë protestës së studentëve kundër qeverisë! Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës
PolitikëBalkanWeb

Reuters i bën jehonë protestës së studentëve kundër qeverisë! Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Në fotot e publikuara dokumentohet ndërhyrja e policisë me autobotë me ujë ndaj protestuesve. Studentët kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lëvizja e tyre ka ngritur edhe shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete dhe situatën në sistemin shëndetësor. Protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb