Lajme Zone
KulturëReport TV

Restaurohen muret antike pranë shkollës 'Eftali Koçi' në Durrës, Rama: Investim për trashëgiminë kulturore


Punimet janë pjesë e një investimi të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, që synon ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët.

Punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës po vijojnë, paralelisht me rehabilitimin e zonës përreth. Gjatë gërmimeve arkeologjike janë zbuluar pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, puse dhe mbetje të një akuadukti romak. Sipas kryeministrit Edi Rama, punimet janë pjesë e një investimi të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, që synon ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët. LEXO edhe...'Masterclass i diplomacisë' reagimi i Shqipërisë pas deklaratave të Zelensky-t dhe Vuçiçit për Kosovën merr jehonë ndërkombëtare "Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës dhe rehabilitimin e zonës përreth. Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, puse dhe mbetje të një akuadukti romak. Një investim i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorë" shkruan Rama në rrjete sociale duke bashkëngjitur edhe videon ku shfaqen punimet rehabilituese. U.D/E.H/ReportTv.al edi rama durres marina eftali koci germime arkeologjike Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 2478 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?