Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e Vlorës, vështirësi në qarkullim! Banorët ankohen për pusetat e bllokuara (VIDEO)


Situata është paraqitur problematike veçanërisht në lagjen Pavarësia, por edhe në segmente të tjera rrugore ku uji ka mbuluar një pjesë të rrugës.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, të përqendruara brenda pak minutash kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa zona të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Situata është paraqitur problematike veçanërisht në lagjen Pavarësia, por edhe në segmente të tjera rrugore ku uji ka mbuluar një pjesë të rrugës. Shqetësimi kryesor i banorëve lidhet me bllokimin e pusetave, të cilat sipas tyre janë mbushur me gurë dhe materiale të tjera inerte, duke penguar largimin e ujërave të shiut. Si pasojë, uji është grumbulluar në rrugë dhe pranë banesave, duke krijuar kështu vështirësi për komunitetin. LEXO edhe...Kadastra vijon verifikimin e banesave në Himarë, mbi 28 mijë vendime legalizimi në 9 muaj! Banorët shprehen të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet ose zgjasin për një periudhë më të gjatë, duke rrezikuar të vështirësojnë edhe hyrjen në banesat e tyre. Përballë kësaj situate, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e pusetave dhe kanaleve kulluese, si dhe përmirësimin e sistemit të largimit të ujërave të shiut. Banorët kërkojnë zgjidhje konkrete për të shmangur përsëritjen e problematikës sa herë që qyteti përballet me reshje të dendura, të cilat kthehen në shqetësim për jetën e përditshme dhe sigurinë e tyre. A.C/ReportTv.al Vlore reshje shiu Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.4% Nuk e di 6.2% Vota total: 4050 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?