Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë, i bën apel shtetit shqiptar të përfshihet në kërkimet për gjetjen e 28-vjeçarit. Babai i tij, Rexh Nika, gjatë një interviste për Top Channel bën thirrje për ndihmë nga Turqia. LEXO edhe...Lufta/ Ukraina intensifikon sulmet ndaj Moskës, lëshon 650 dronë! 2 të vrarë “U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, të gjitha institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, personave të plagosur, ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi. Kërkojmë ndihmë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë”, u shpreh Nika. Familja Nika jeton në Turqi prej 1997 dhe Erkani punonte prej vitesh në anijen e mallrave Aroyat, e cila u sulmua në Detin e Zi pranë portit Novorossiysk. I ati thotë se anija u nis nga porti i Durrësit dhe se në bord gjendeshin 16 anëtarë. Por i zhdukur rezulton vetëm Erkani. “Me djalin, mesazhin e fundit e kam ditën e mërkurë më 23 shtator. Në darkë para se të flija, i kam bërë mesazh, një lutje. Ma ktheu përgjigjen të nesërmen në orën 08:39. ‘Jemi në Detin e Zi’, më ka thënë”, shton babai i Erkanit. Sulmi me dronë ndodhi më 27 shtator dhe rezulton se ekuipazhet shpëtuan vetëm 15 anëtarë, ndërsa inxhinieri Nika nuk është në këtë listë./TCH Xh.K/ReportTv.al Anije dronë erkan nika Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4117 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

