Java në qarkun e Kukësit ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat kanë sjellë një freskim të përkohshëm të motit pas temperaturave të larta të javëve të fundit, por edhe probleme në infrastrukturën rrugore. Situata më problematike paraqitet në Bashkinë Has, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar dëmtime në disa segmente të rrugëve rurale.Lexo edhe:'Shteti na ka harruar'/ Banorët e Zvezdës në protestë: Qindra milionë lekë investim, por fshati ende pa ujë Sipas verifikimeve në terren si pasojë e vërshimit të ujërave janë dëmtuar rreth 80% e segmenteve rrugore në Njësinë Administrative Golaj. Dëmtime janë konstatuar në rrugët që lidhin fshatrat Golaj, Nikoliq, Kosturr dhe Helshan, ndërsa autoritetet vendore po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë ndërhyrjet e nevojshme. Ndërkohë, infrastruktura e rrugëve nacionale në qarkun e Kukësit vijon të jetë funksionale. Të gjitha akset kryesore janë të qarkullueshme normalisht dhe nuk raportohen probleme serioze të shkaktuara nga reshjet. Në disa segmente është konstatuar rënie gurësh, por kompanitë mirëmbajtëse kanë ndërhyrë për largimin e tyre dhe vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar sigurinë e qarkullimit.
