Lajme Zone
Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Moti për ditën e sotme
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Moti për ditën e sotme

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e para të mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleke

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e para të mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje do të ketë ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.