Lajme Zone
Reshje intensive shiu në vend, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash! Ja qarqet më të rrezikuara
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reshje intensive shiu në vend, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash! Ja qarqet më të rrezikuara

Reshje të dendura shiu dhe shtrëngata priten pasditen e kësaj të hëne në disa qarqe të vendit. Shkodra, Kukësi dhe Lezha janë zonat më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjet e dherave. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë pasdites së sotme reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri lokalisht intensiv në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durr

Reshje të dendura shiu dhe shtrëngata priten pasditen e kësaj të hëne në disa qarqe të vendit. Shkodra, Kukësi dhe Lezha janë zonat më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjet e dherave. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë pasdites së sotme reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri lokalisht intensiv në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, ndërsa në Vlorë parashikohen reshje me intensitet mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet pritet të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. LEXO edhe...Moti i keq, era e fortë dëmton çatinë e urës lidhëse mes urgjencës dhe spitalit të Pukës! Probleme edhe me energjinë elektrike Rrezik për përmbytje të lokalizuara ka edhe në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit, në varësi të gjendjes së rrjeteve të kanalizimeve. Për të martën, 17 nëntor, parashikohen reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 19 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 12 deri në 20 gradë në zonat e ulëta dhe nga 6 deri në 15 gradë në zonat malore. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë deri e fortë. Ora 17:54 Moti i keq, era e fortë dëmton çatinë e urës lidhëse mes urgjencës dhe spitalit të Pukës! Probleme edhe me energjinë elektrike Moti i keq dhe era e fortë kanë dëmtuar një pjesë të çatisë së urës lidhëse mes urgjencës dhe spitalit të Pukës.Sipas shërbimit spitalor, ura vijon të jetë në funksion dhe shërbimi ofrohet normalisht.Ndërkohë, në disa fshatra raportohen probleme me ndërprerjet e energjisë elektrike. Share U.D/ReportTv.al reshje shiu Instituti i Gjeoshkencave permbytje Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.1% Vota total: 3857 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?