Lajme Zone
Republika e Oligarkëve: Si po ndërtohet një rend i ri botëror
BotëPamfleti

Republika e Oligarkëve: Si po ndërtohet një rend i ri botëror

Për shumicën e njerëzve, fjala “oligark” sjell ndër mend të fuqishmit rusë që grumbulluan pasuri marramendëse pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ose në një periudhë më të afërt, miliarderët e teknologjisë që zunë vendet e para në ceremoninë e inaugurimit të dytë të presidentit amerikan Donald Trump.

Foto Pamfleti / Rreth 60 oligarkë janë sot në krye të shteteve dhe qeverive që përfaqësojnë afro 54 për qind të prodhimit ekonomik botëror. Pyetja nuk është më nëse oligarkët do ta sjnë botën, por çfarë rendi po ndërtojnë dhe kush do të përfitojë prej tij… Për shumicën e njerëzve, fjala “oligark” sjell ndër mend të fuqishmit rusë që grumbulluan pasuri marramendëse pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ose në një periudhë më të afërt, miliarderët e teknologjisë që zunë vendet e para në ceremoninë e inaugurimit të dytë të presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, oligarkia nuk është një dukuri thjesht ruse apo amerikane. Ajo është shndërruar në një fenomen global dhe sistemik, që po konsolidon gjithnjë e më shumë pozitat e veta dhe po bëhet një nga tiparet përcaktuese të rendit të ri botëror.

Ne i përkufizojmë oligarkët si individë që grumbullojnë dhe ndërthurin pasuri e pushtet në një shkallë të tillë, sa të fitojnë aftësinë për të ndikuar ndjeshëm në shoqëri. Ndryshe nga konceptimi aristotelian, ky përkufizim nuk nënkupton domosdoshmërisht sundimin e të pasurve si klasë, por përqendrimin e pasurisë dhe pushtetit në duart e individëve të veçantë.

Disa, si Donald Trump, fillimisht krijojnë pasuri dhe më pas e përdorin atë për të marrë pushtetin politik, i cili u hap rrugën për të grumbulluar edhe më shumë pasuri. Të tjerë, si presidenti rus Vladimir Putin, përdorin pushtetin politik për t'u pasuruar në përmasa marramendëse.

Këtë Putin e bën prej një çerek shekulli. Ka edhe figura që i kanë zotëruar pasurinë dhe pushtetin që në fillim, si princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman dhe mbreti i Marokut Mohammed VI. Për t’u konsideruar oligark, nuk është e domosdoshme të jesh miliarder.

Sipas vlerësimit tonë, një pasuri neto prej të paktën 20 milionë dollarësh, e shoqëruar me prova të ndërthurjes së pasurisë me pushtetin, përbën një bazë të mjaftueshme pavarësie financiare për të ushtruar ndikim pa u varur nga burimet e të tjerëve.

Duke zbatuar këtë prag dhe kriteret përkatëse, vlerësojmë se sot 59 kryetarë shtetesh ose qeverish mund të konsiderohen oligarkë. Mes tyre janë drejtuesit e tetë prej 20 ekonomive më të mëdha të botës, sipas fuqisë blerëse dhe vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2026.

Përveç Trumpit, Putinit dhe Bin Salmanit, në këtë grup bëjnë pjesë presidenti kinez Xi Jinping, presidenti indonezian Praboëo Subianto, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu.

Shtetet që drejtohen nga të paktën një oligark, përfaqësojnë së bashku rreth 54 për qind të prodhimit të brendshëm bruto botëror, të matur sipas fuqisë blerëse. Oligarkët në krye të shteteve dhe qeverive gjenden në të gjitha rajonet e botës.

Përqendrimi më i madh i tyre vihet re në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe në Afrikën subsahariane. Pas tyre renditen Azia Lindore dhe Paqësori, Evropa dhe Azia Qendrore. Duhet theksuar se bëhet fjalë për drejtues që ndërthurin pasurinë me pushtetin, dhe jo thjesht për njerëz të pasur apo politikanë me ndikim të konsiderueshëm.

Rreth një e pesta e këtyre 59 oligarkëve u pasuruan fillimisht dhe më pas morën pushtetin. Dy të pestat ndoqën rrugën e kundërt, ndërsa pjesa tjetër i fituan të dyja njëkohësisht. Vetëm 7 për qind e tyre e krijuan pasurinë me përpjekjet e veta.

Pjesa dërrmuese, 93 për qind, e trashëguan atë ose e siguruan përmes lidhjeve politike dhe marrëdhënieve të tjera të privilegjuara. Për shembull, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, përfitoi nga lidhjet me Kongresin Kombëtar Afrikan për të ndërtuar pasurinë e tij private.

Në të kundërt, kryeministri çek Andrej Babiš e krijoi vetë pasurinë, duke marrë nën kontroll dhe zhvilluar një prej konglomerateve më të mëdha të biznesit në vend, përpara se ta shndërronte këtë kapital ekonomik në ndikim politik dhe, më pas, në pushtet.

Megjithatë, oligarkët nuk kanë nevojë të mbajnë postet më të larta shtetërore për të ushtruar ndikim. Kryetarët e shteteve dhe qeverive zotërojnë një formë pushteti: autoritetin për të marrë vendime.

Por oligarkët mund të ushtrojnë edhe dy forma të tjera ndikimi: aftësinë për të përcaktuar axhendën politike dhe për të formësuar mënyrën se si njerëzit mendojnë. Këto forma pushteti, janë më pak të dukshme dhe më të vështira për t’u matur, por janë po aq vendimtare për të kuptuar rendin e ri oligarkik.

Në Shtetet e Bashkuara, shembuj të oligarkëve tradicionalë janë Charles Koch, i cili prej vitesh e përdor pasurinë e tij për të financuar Partinë Republikane, dhe Rupert Murdoch, që ka shfrytëzuar perandorinë mediatike për të ndikuar mbi opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar.

Por gjatë administratës së dytë Trump, vëmendja është përqendruar gjithnjë e më shumë te miliarderët e teknologjisë, si Sam Altman i OpenAI, Elon Musk, pronar i Tesla-s dhe SpaceX-it, dhe Larry Page i Google-it.

Angazhimi i tyre në rritje në politikë, ka ecur paralelisht me kontrata fitimprurëse qeveritare, lehtësimin e kufizimeve rregullatore dhe përfitime të tjera. Pas përpjekjeve për të diktuar axhendën politike fshihet një formë edhe më e thellë pushteti.

Këta oligarkë të teknologjisë, kontrollojnë ose drejtojnë platformat dhe sistemet që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe veprojnë: nga ChatGPT te platforma X e Musk-ut dhe motori i kërkimit Google.

Ndikimi i këtyre teknologjive, është tashmë i krahasueshëm me fuqinë vendimmarrëse të kryetarëve të shteteve dhe qeverive dhe, në disa raste, mund ta tejkalojë atë. Miliarda njerëz përdorin çdo ditë motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale, ndërsa qindra miliona të tjerë mbështeten gjithnjë e më shumë te inteligjenca artificiale për të kërkuar, interpretuar dhe krijuar informacion. Aftësia për të përcaktuar se çfarë shohin njerëzit, çfarë dinë dhe tek e fundit çfarë besojnë, përbën një formë jashtëzakonisht të fuqishme kontrolli. Megjithatë, pak njerëz e kuptojnë përmasën e vërtetë të këtij rreziku.

Një nga arsyet, është se oligarkët ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Ata gjenden si në demokraci, ashtu edhe në autokraci. Statusi i oligarkut është një karakteristikë e individit dhe jo domosdoshmërisht e regjimit politik ku ai vepron apo e ideologjisë që përfaqëson.

Oligarkët mund të jenë të majtë ose të djathtë, të mbështesin socializmin, kapitalizmin apo modele të tjera politike. Këtë e dëshmon edhe lista e drejtuesve oligarkë, ku përfshihen përfaqësues të socializmit shtetëror komunist, si Xi Jinping; të së majtës revolucionare, si Daniel Ortega dhe Rosario Murillo në Nikaragua; populistë të qendrës, si Babiš; nacionalistë konservatorë, si Erdogan; konservatorë fetarë, si udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei; dhe përfaqësues të së djathtës ekstreme, si Trumpi.

Në fund të fundit, përcaktuese nuk është përkatësia ideologjike, por ndërthurja e pasurisë me pushtetin dhe përforcimi i ndërsjellë i tyre, në vend që këto dy burime ndikimi të mbeten të ndara përmes institucioneve.

Një autokrat mund të konsiderohet oligark, vetëm nëse pushteti i tij politik shoqërohet me një pasuri të jashtëzakonshme, ndërsa një miliarder nuk është domosdoshmërisht oligark nëse pasuria e tij nuk lidhet me ushtrimin e pushtetit.

Prandaj, përcaktimi nëse dikush është oligark, varet nga shkalla në të cilën ai ndërthur pasurinë me pushtetin. Politikat që burojnë nga ky kombinim, objektivat që ndiqen dhe grupet që përfitojnë prej tij janë çështje që duhen shqyrtuar veçmas, mbi bazën e fakteve.

Kjo do të thotë se rendi i ri oligarkik botëror, nuk do të përcaktohet nga një ideologji e vetme. Përkundrazi, ai pritet të jetë ideologjikisht i larmishëm dhe të mos përputhet me kategoritë tradicionale përmes të cilave kemi interpretuar deri më sot politikën ndërkombëtare.

Një tjetër tipar i rëndësishëm i këtij rendi, do të jetë mbizotërimi gjithnjë e më i madh i formave të ndryshme të oligarkisë. Drejtuesit e shteteve dhe qeverive, do të vazhdojnë të kenë rëndësi për shkak të fuqisë shtrënguese që zotërojnë, por oligarkët e teknologjisë do të ushtrojnë forma të reja pushteti.

Ata do të ndikojnë mbi mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe do të përcaktojnë axhendën politike, përmes mekanizmave që shtetet mund ta kenë gjithnjë e më të vështirë t'i kontrollojnë. Ngjitja meteorike e Musk në pasuri dhe ndikim gjatë mandatit të dytë të Trump, mund të mos jetë një përjashtim, por një paralajmërim për atë që na pret.

Në tërësi, një rend botëror oligarkik ka gjasa të jetë më i paqëndrueshëm dhe të mbështetet më shumë te pazaret politike dhe interesat afatshkurtra sesa rendi aktual. Oligarkët e zgjerojnë pushtetin duke manipuluar rregullat e lojës, duke i anashkaluar ose duke i përshtatur ato sipas interesave të tyre.

Kufijtë institucionalë i konsiderojnë të negociueshëm, ndërsa çdo marrëveshje e shohin si diçka që mund të rihapet dhe të rinegociohet në çdo moment. Ata përpiqen të mbajnë sa më shumë alternativa të hapura dhe e shohin pasigurinë jo si rrezik, por si mundësi.

Mënyra e paparashikueshme se si Trump negocion dhe arrin marrëveshje, është një shembull domethënës i këtij mentaliteti, megjithëse ai nuk është i pari që e përdor. Putini e ka përsosur këtë qasje që prej vitit 2014. Pyetja nuk është më nëse oligarkët do ta sjnë botën.

Ata tashmë ushtrojnë një ndikim të jashtëzakonshëm mbi të dhe ka shumë gjasa ta ruajnë këtë pozicion për dekada me radhë. Sfida e vërtetë që kemi përpara, nuk është të parashikojmë nëse do të sjnë, por të kuptojmë se çfarë bote po ndërtojnë dhe çfarë do të mbetet nga pushteti i institucioneve demokratike në një rend ku pasuria dhe autoriteti politik po përqendrohen gjithnjë e më shumë në të njëjtat duar./Pamfleti nga “Project Syndicate”republika e oligarkëve rendi i ri botëror Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Edi Rama shkarkon Erion Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ndryshojnë drejtuesit e PS-së edhe në qarqe 14 Nëntor 2026, 11:0511:05Politike Mbledhja 'top sekret' në Gjirin e Lalzit, socialistët fikin celularët 14 Nëntor 2026, 10:4610:46Politike Asambleja e PS, protestuesit i bëjnë pritë Ramës në Manëz; qëllohet me vezë eskorta e Kryeministrit (Video) 14 Nëntor 2026, 10:4410:44Politike Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Kapitali kriminal dëmton bizneset dhe vështirëson blerjen e banesave 14 Nëntor 2026, 10:4410:44Politike Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh "sekret" për anëtarët; Veliaj i hap frontin e mosbesimit 14 Nëntor 2026, 10:2510:25Politike Akuzat e Veliajt: Jam kërcënuar në emër të Ramës, më kërkuan dorëheqjen nga Bashkia 14 Nëntor 2026, 09:2009:20Politike